I riu i 2017 sfidon studentët e 90’: 8 dhjetorin e kanë kthyer në festë, duhet të jetë ditë reflektimi
Data 8 dhjetor çdo vit na sjell në vëmendje marshimin e ndërmarrë nga studentët dhe të rinjtë e vitit 1990, që rrëzuan komunizmin. Një shembull i ngjashëm me ata të rinj, aktiv në revolucionin e shoqërisë dhe të drejtave të të rinjve në komunitetin tonë është edhe Marjon Gorica.
Sot pozitivi.org ka vendosur të njohë më shumë Marjonin dhe angazhimet e tij. Ai është një i ri aktiv në shoqërinë civile ku drejton “Qendrën e Politikave Rinore”, sakaq i angazhuar dhe në gazetari, kryesisht në atë investigative. Mundësisht çdo ditë, qoftë edhe në rrjete sociale, ai denoncon dhe ngre zërin mbi problematika të ndryshme të shoqërisë, sidomos ato që prekin drejtpërdrejt rininë.
Gorica në intervistën e dhënë për Pozitivin thekson se “Qendra e Politikave Rinore”, është e orientuar gjithnjë në funksion dhe në shërbim të të rinjve, duke iu dhënë mundësi atyre të realizojnë idetë që kanë dhe të promovojnë veten.
Sipas tij 8 dhjetori është kthyer në një ditë feste, por duhet të jetë një ditë ndërgjegjësimi dhe reflektimi, pasi ne ende po kujtojmë atë rini të viteve 90’. Gorica u bën thirrje të rinjve të jenë më aktiv, pra me pak fjalë të sfidojnë studentët e 90′ dhe jo thjesht të kujtojnë ata. Në intervistën e plotë i riu aktiv, plot energji Marjon Gorica rrëfen më shumë nga angazhimet dhe planet që ka, si dhe përcjell një mesazh të vlefshëm për të gjithë rininë shqiptare.
Intervista e plotë me Marjon Gorica për pozitivi.org:
Pozitivi: Një prezantim për të gjithë ata që s’të njohin. Kush është Marjon Gorica?
Marjon Gorica: Ju falenderoj fillimisht për këtë intervistë. Unë jam Marjon Gorica, një i ri aktiv në shoqërinë civile nga ku kam marrë dhe një tjetër orientim përsa i përket punës sime më pas në media. 2018-ta shënon vitin e 7 të angazhimit tim në një aktivitet totalisht ndryshe nga jeta e përditshme e gjithësekujt. Për një pjesë të madhe të atyre që merren me shoqërinë civile, e njohin angazhimin tim i cili ka qenë gjithnjë i orientuar në cfarë do lloj problematike që prek shoqërinë në tërësi. Por, normalisht si një i ri i kam kushtuar vëmendje paksa më tepër të rinjve. Karriera ime në media ka nisur gradualisht me komente dhe opinione, duke u pasuar me shkrime të ndryshme pothuajse në të gjitha gazetat deri në atë që ne e quajmë sot media online. Për një person të ri si unë është goxha avantazh mbajtja e disa detyrave të rëndësishme në një pjesë të konsiderueshme të këtyre mediave, deri aty ku besohen dhe investigimet. Normalisht një proces ky që shumë gazetarë e marrin përsipër ta bëjnë, kjo për shkak të shumë kushteve dhe rrethanave.
Pozitivi: Me aq sa kam parë je shumë i angazhuar në botën e medias dhe shoqërinë civile. Konkretisht, kush janë angazhimet e tua dhe nismat në të cilat ke marrë pjesë?
Marjon Gorica: Në shoqërinë civile kam marrë pjesë si anëtar bordi drejtues në disa organizata, në këto momente drejtoj ‘Qendrën e Politikave Rinore’, një organiztë kjo e cila është e orientuar gjithnjë në funksion dhe në shërbim të të rinjve, kryesisht rinisë shqiptare jashtë trevave tona, të cilat realisht kanë probleme tepër të theksuara. Kam qenë nismëtar i bashkëpunimeve të organizatave rinore shqiptare në Ballkan, gjë e cila sot ka marrë një vëmendje akoma më të gjerë. Aktivitete janë të shumta, dua të vë theksin siç e përmenda tek bashkëpunimet e të rinjve shqiptarë, krijimi i ‘Kuvendit Rinor Mbarkombëtar’ gjithashtu dhe botimi i revistës së parë rinore në Kosovë dhe Shqipëri ‘Hapi Rinor’.
Pozitivi: Aktualisht je pjesë e konkursit “I Riu i Vitit në Media”. Kush e organizon këtë konkurs dhe cili është qëllimi? Pse mendon se duhet të të votojnë?
Marjon Gorica: Ky organizim nxjerr në pah një numër të madh të rinjsh aktivë në vend, të cilët vlerësohen me çmimin kombëtar i Riu i Vitit në Media, Politikë dhe Shoqëri Civile. Ky organizm vjen nga një prej organizatave më aktive në vend siç është CRCA. Ndryshe nga shumë persona të tjerë në media, unë kam hyrë në një rrugë të tillë për ti ofruar publikut atë çfarë realisht, pasqyra e lajmeve pa u ndikuar nga thashethemet e “Fake Neës-it”. Jam munduar që gjithnjë në media të jem një pasqyrë e së vërtetës për t’i shkuar gjërave deri në fund dhe pa kompromis.
Pozitivi: Më lart ke thënë që je drejtues i Qendrës së Politikave Rinore. Kur është krijuar dhe cili është fokusi i kësaj qendre?
Marjon Gorica: Qendra e Politikave Rinore, ushtron aktivitetin e saj prej vitit 2014. Duke identifikuar problematikën e mungesës së një qëndre kulturore dhe sociale për të rinjtë, dhe mungesën e një ambienti ku talentet e reja të promovohen. Krijimi i një qëndre rinore që do tu shërbejë këtyre të rinjve dhe do japë mundësi të realizojnë idetë e tyre do të hedhim një hap para sa i përket promovimit të talenteve të reja dhe hartimit të politikave rinore.
Pozitivi: Ti bën pjesë tek të rinjtë aktivë, që ngre zërin për çdo lloj problematike përsa i përket shoqërisë, por më shumë në fokus keni çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç është arsimi. Sipas teje kush janë çështjet më problematike në vendin tonë që prekin të rinjtë?
Marjon Gorica: Në këtë problemi më i madh janë vetë të rinjtë. Ata janë ta pa informuar përsa i përket dobisë dhe rëndësisë që ata vërtet kanë në këtë shoqëri. Ne kemi lobuar shpesh që zëri i tyre të dëgjohet. Këtu rinia përdoret, është një karrem i mirë i politikës por atëherë dhe vetëm atëherë kur ata kanë interes, lihet në harres për 2 vite dhe rizgjohet sa herë ka zgjedhje. Rinia nuk ka probleme, por i krijon vetë ato. I referohemi rastit konkret, çështjes së arsimit. Në rast se këta të rinj luftojnë korrupsionin në arsim, bashkëpunojnë me institucionet, në rast se këta të rinjë janë të informuar mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre, atëherë cdo gjë funksionon si mos më mirë. Por në një kohë që një i ri bëhet palë me korrupsionin, nuk denoncon rastet e mitmarrjes atëherë çfarë pret që të ndryshojë.
Pozitivi: Si e shikon angazhimin e të rinjve në shoqërinë civile, apo në kërkim të të drejtave të tyre?
Marjon Gorica: Siç e kam përmendur një pjesë e madhe e kësaj rinie është e pa njohur me konceptin ‘Shoqëri Civile’, avantazhet që të ofron ky grupim. Të gjithë sot shohin interesat, por akoma se kanë kuptuar që ky është një interes akoma më i madh se ai monetar i përkohshëm.
Pozitivi: 8 dhjetori, Dita e Rinisë është një ditë e rëndësishme për vendin për shkak të historisë që mban. Si do ta përshkruaje ti këtë ditë? A mendon se rinia në ditët e sotme do merrte guximin të bëjë një lëvizje të tillë, siç u bë në 90′?
Marjon Gorica: 8 dhejtorin e kanë kthyer në një ditë feste, por duhet të jetë një ditë ndërgjegjësimi. Fest mund të ishte për atë periudhë kohe në të cilën njihesh aktivizimi i studentëve dhe ndryshimi që ata sollën. Kjo duhet të jetë një ditë reflektimi, pasi ne po kujtojmë ende atë rini të viteve 90. 8 dhjetorin e kanë kthyer në një ditë feste, por duhet të jetë një ditë ndërgjegjësimi. Festë mund të ishte për atë periudhë kohe në të cilën njihesh aktivizimi i studentëve dhe ndryshimi që ata sollën. Kjo duhet të jetë një ditë reflektimi, pasi ne po kujtojmë ende atë rini të viteve 90.
Pozitivi: Çfarë planesh ke në të ardhmen?
Rruga drejtë suksesit, me shpresë për të ecuar në një rrugë të drejtë për të mirën time dhe shoqërisë në të cilën bëj pjesë. Të eci në një rrugë si kjo që kam nisur, planet nuk është e nevojshme t’i mendosh, por t’i zbatosh në kohën dhe momentin e duhur.
Marjon Gorica: Një mesazh për të rinjtë?
Të jenë aktiv, në cfarëdolloj forme dhe kudo. Si në politikë apo shoqëri civile, çdo lloj aktivizimi i tyre është në dobi të çdo kujt që jeton në këtë vend. Nga Beklie Koltraka
© 2017 – 2020, Pozitivi. All rights reserved.



