Humbi njërën këmbë në maratonën e 2013-ës, e reja arrin objektivin në garën e këtij viti
Në maratonën e Boston të 2013-ës, Adrien Haslet, një balerinë profesioniste 32 vjeçare, humbi njërën këmbë si pasojë e atentatit terrorist të dy vëllezërve çe ç enë. Por tashmë pas 9 vitesh ajo ka arritur të përfundojë të njëjtën maratonë, një objektiv sa personal aq dhe domethënës.
Objektivat e munguara, ndonjëherë realizohen dhe pas disa vitesh, kur të vijë momenti i duhur. Haslet ka përfunduar maratonën e saj pa 5 orësh, 18 minutash dhe 41 sekondash. Një kohë e mirë për çdo jo profesionist, ndërsa për Haslet është një mrekulli. Në vitin 2013, kur gara u ndërpre nga një atentat terrorist që vrau tre persona, plagosi qindra dhe gjymtoi 17 persona, ajo ishte aty duke vrapuar.
Adrien në atë ngjarje tragjike humbi njërën këmbë si pasojë e dy bombave të shpërthyera. Një dramë e dyfishtë për Hasle, e cila në atë kohë ishte 32 vjeç dhe ishte balerinë profesioniste.
Ndërsa tani falë mbështetjes teknike dhe emotive të kampiones olimpike Flanagan ajo përfundoi garën e saj. Në dhjetor Haslet kërkoi ndihmë pas dëshironte të ishte sërish pjesë e maratonës së Boston por nuk mund t’ia dilte e vetme. Gjatë pandemisë, falë dhe protezës, ajo rinisi të kërcejë dhe të përgatitet për maratonën. Pas përfundimit të garës shumë e emocionuar, pyetjes së gazetarëve se për çfarë kishte nevojë në ato momente, ajo i përgjigj: Shampanjë dhe patate të skuqura
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
