Humbi në pyll, 3 vjeçari tregon se i mbijetoi stuhisë falë ariut miqësor
01/02/2019 Shpërndaje

Humbi në pyll, 3 vjeçari tregon se i mbijetoi stuhisë falë ariut miqësor

Një djalë 3-vjeçar që kishte humbur në pyll në kushte ekstreme të motit, mbijetesën ia krediton një miku jo të zakonshëm që bëri gjatë rrugës.

Casey Hathaway u zhduk nga shtëpia e gjyshes së tij në Ernul, të Karolinës së Veriut, kur doli jashtë me dy vëllezërit e motrat. Kur një i afërm i tij u kërkoi fëmijëve të hyjnë brenda, Casey mungonte.

Familja e kontrolloi zonën përreth 45 minuta para se të thërrisnin 911. Për dy ditët e ardhshme, dhjetëra vullnetarë, punonjës të shpëtimit, zyrtarë në zbatim të ligjit dhe agjentë të FBI-së kontrolluan për të gjetur djalin.

Temperaturat e ftohta, era dhe shiu detyruan punonjësit e emergjencës të heqin dorë nga kërkimi dhe t’i dërgojnë vullnetarët në shtëpi derisa kushtet atmosferike të përmirësohen.

Pastaj të enjten mbrëma, policia e qarkut mori një telefonatë nga një lokal të cilët dëgjuan një djalë të vogël që qante për nënën e tij.

Djali ishte qullur, por në formë të mirë. Pasi u ribashkua me familjen, shpëtimtarët u habitën kur dëgjuan 3 vjeçarin të thoshte se i mbijetoi stuhive në sajë të një ariu miqësor që e mbante të sigurt.

“Casey është i shëndetshëm dhe i qeshur. Ai tha se kishte qenë i sigurt me një ari për dy ditë. Perëndia i dërgoi një mik për ta mbajtur atë të sigurt. Mrekullitë ndodhin”, shkruan në një postim në rrjete sociale tezja e Casey, Breanna Hathaway.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.