Sopranoja Inva Mula koncert humanitar për të prekurit nga tërmeti, lëvizjes i bashkohen artistë brenda dhe jashtë kufinjve
11/12/2019 Shpërndaje

Sopranoja Inva Mula koncert humanitar për të prekurit nga tërmeti, lëvizjes i bashkohen artistë brenda dhe jashtë kufinjve

“Nesër është një ditë e re” quhet koncerti humanitar i organizuar mbrëmjen e djeshme nga sopranoja e njohur Inva Mula për të mbledhur fonde për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 persona nën rrënojat e banesave të shembura dhe u plagosën më shumë se 600 të tjerë.

Kësaj nisme të sopranos iu bashkuan rreth 50 artistë të njohur brenda dhe jashtë kufijve nga fusha e muzikës dhe disa aktorë, të cilët performuan në koncert në sallën pranë Katedrales së Kishës Ortodokse në Tiranë.

Shumë artistë në pamundësi për të qenë pjesë në koncert u bashkuan përmes videomesazheve ndërsa shprehën mbështetje për këtë lëvizje të hapur gjatë gjithë muajit dhejtor, e cila gjithashtu do të shtrihet edhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi final është që të arrihet të ndërtohet një shkollë apo një qendër shëndetësore me atë ardhurat e grumbulluara nga nisma. “Ky është vetëm fillimi i një aksioni humanitar pasi nis një maratonë të gjithë zhanreve artistike”, tha Inva Mula.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.