Humbi në Llogara, gazetarja austriake: Ma shpëtoi jetën besa shqiptare
Gazetarja e talentuar austriake Adelheid Wolfl disa ditë më parë humbi rrugën ndërsa ngjitej në Parkun Nacional të Llogarasë. Frika e kishte pushtuar por për Der Standard ajo thotë se ndihet me fat që humbi në një vend si Shqipëria ku rregullat e mikrpitjes qëndrojnë mbi të gjtha.
“Po vij, bërtiti një zë i qartë. Drita e zbehtë po dukej nga elektrikët e dorës, në kohën kur errësia kishte kapluar hapësirën rreth meje”. Kështu shkruan gazetarja austriake për momentet kur humbi në Parkun Nacional të Llogarasë, ne Shqipëri. Pas orëve të ankthit, shpresa rikthehet, kjo falë ndihës që i erdhi nga policia dhe banorët, që shfaqën një repekt dhe kujdes të veçantë për të. Në artikull nuk lë pa përmendur dhe faktin se ndihet e turpëruar, pasi nga ‘budalliku’ humbi rrugën.
Wolfl nuk kursen as lëvdatat për policinë shqiptare njëkohësisht falenderon për shpëtimin e saj edhe ambasadën austriake në Tiranë, që “besën shqiptare e ka përvetësuar për vete” pasi aktivizoi gjithë personelin për ta gjetur.
Ka ecur 2 orë në humnerë e vetme për të gjetur rrugëdalje. Gjetësit e kanë pyetur si ndihet, pastaj i kanë dhënë një banane për ta ngrënë, ndërsa një tjetër ndihmës nxjerr telefonin duke i kujtuar se “familja vjen e para”.
“Familja në Shqipëri është qendra e rregullit social. Dikur këtu sundonte Kanuni i Labërisi. Ky kanun nuk kishte si qendër vetëm mbrojtjen e nderit dhe burrërinë, por edhe mirësinë, bujarinë, besnikërinë dhe mbi të gjitha, mikpritjen,” thuhet mes të tjerash në shkrimin e Wolfl për Der Standard.
Nuk kishte si ta mbyllte më bukur se kaq artikullin ku tregon historinë e saj sa të frikshme aq dhe të veçantë në Shqipëri. “Mbi të gjitha fati im ishte që unë humba rrugën në një mal shqiptar dhe jo diku tjetër, por vetëm këtu, ku ligjet dhe rregullat e mikpritjes qëndrojnë mbi të gjitha”, shkruan ajo në fund plot emocione.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


