Gjoni kualifikohet në “The Voice” në Francë
20/05/2019 Shpërndaje

Gjoni kualifikohet në “The Voice” në Francë

Gjon Muharremaj është i riu shqiptar në mesin e 12 talenteve që kaluan në etapën e ardhshme të “The Voice’ në Francë të shtunën.

Djaloshi i talentuar ka lindur në Zvicër. Babain e ka nga Kosova kurse nënën nga Tirana.

Gara për të kaluar në 12-en më të mirë ka qenë tejet e fortë por ai ja ka dalë të mahnisë jurinë me performancën e tij. Emri e artit e ka vendosur Gjon’s tears. Kjo ka një arsye shumë domethënëse. Kur Gjon ka kënduar për herë, kur ishte fëmijë, gjyshi i tij u emocionua aq shumë nga interpretimi i nipit saqe shpërtheu në lot.

Së fundi, i riu ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”, një këngë metë cilën elektrizoi dhe finalen e “The Voice Kids”.

Gjoni ishte vetëm 12 vjeç kur mahniti jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij të fuqishëm, dhe duket i vendosur të mos mungojë dhe në skenat shqiptare, për të qenë sa më pranë një publiku, të cilin e ka shume për zemër.

Edhe pse ka lindur në Francë, flet një shqipe të pastër. Këtë e ka treguar kohë më parë në Top Channel, gjatë një interviste. Synimet e tij janë të qartë, pasi dëshiron që suksesi të arrijë në arenën ndërkombëtare. Por që sigurisht nuk do ta lërë pas publikun shqiptar, që e do dhe i dhuron kaq shumë emocion dhe mbështetje kurdoherë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.