Hendbollistja shqiptare lë Suedinë për Kosovën
20/02/2018 Shpërndaje

Hendbollistja shqiptare lë Suedinë për Kosovën

Hendbollistja 21 vjeçare Albana Arifi e cila ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. Përfundimisht ajo ka vendosur që të lërë Suedinë, një vend që  e ka hendbollin e femrave shumë të zhvilluar, për Kosovën vendin ku ka lindur. Vendimi i 21 vjeçares është një fitore e madhe për Kosovën, pasi Albana gjithmonë është paraqitur në nivel të lartë në performancë.

Albana këtë opsion e ka menduar edhe më herët, ndërsa sot më ka njoftuar se e ka marrë vendimin që të luajë për Kosovën, e ndikuar nga dëshira për të dhënë kontribut vendin e saj. “ Është vendim shumë i madh, pasi ka hequr dorë nga mundësia që të luajë për Suedinë, që e ka përfaqësuesen shumë të zhvilluar.

Ajo ka luajtur në të gjitha ndeshjet, në të gjitha garat prej U-15 deri me U-20 të Suedisë. Tashmë bashkëlojtaret e saj janë në përfaqësuesen A të Suedisë. Kështu që nuk përjashtohej mundësia që ajo të luante edhe për Suedinë në të ardhmen. Por, ajo ka vendosur për Kosovën, pasi ka dashur të jap kontributin e saj për vendin”, ka theksuar babai i hendbollistes”, ka thënë babai i Albanës, Rushit Arifi.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.