Helikopterët vihen në lëvizje, ndihmë urgjente për të përmbyturit (VIDEO)
01/12/2017 Shpërndaje

Helikopterët vihen në lëvizje, ndihmë urgjente për të përmbyturit (VIDEO)

Fushë-Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet. Uji ka vërshuar nëpër shtëpi, ndërsa banorët janë detyruar të ngjiten mbi tarraca duke kërkuar ndihmë.

Jetët e shumë prej tyre kanë qenë dhe janë ende në rrezik. Ministria  e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë, ka dërguar në vendngjarje helikopterë  për t’i larguar nga banesa dhe për t’u dhënë ndihmë urgjente. Siç shihet dhe në video, ka pasur dhe persona të lënduar.

Nga fshati Mallkuç janë nxjerrë 5 persona me helikopter, ndërkohë që po punohet edhe për evakuimin e të tjerëve që janë të rrezikuar nga kjo gjendje e jashtëzakonshme.

Atyre u është dhënë ndihma nëpërmjet forcave ajrore pasi nuk ka pasur mundësi tjetër. Edhe në video vihet re kujdesi i veçantë që kanë punonjësit ndaj zonjës së lënduar. Forcat për të normalizuar situatën janë shtuar por gjendja vijon të jetë e rëndë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.