Braktis pasionin për profesionin
10/04/2019 Shpërndaje

Braktis pasionin për profesionin

Kliton Zhuba, 17 vjeç, është nxënës i shkollës së mesme të bashkuar në Blinisht, “Pjetër Zarishi”. Në traditën e familjes së tij, sporti zë një vend të rëndësishëm. Klitoni merret vetë me volejboll dhe është mjaft i talentuar. Por, 17 vjeçari nuk e sheh të ardhmen tek sporti. Ai nuk ka besim tek volejbolli si profesion. Nxënësi nga Blinishti i Zadrimës, tregon se pavarësisht këmbënguljes që kanë shokët e skuadrës, ai do të vijojë studimet e larta për teknologji informacioni, pasi vetëm aty e sheh të ardhmen.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.