Hapet restoranti i parë në botë ku i gjithë personeli ka HIV, guxojnë të shembin izolimin
05/02/2018 Shpërndaje

Hapet restoranti i parë në botë ku i gjithë personeli ka HIV, guxojnë të shembin izolimin

Një restorant kanadez, i pari në botë, i drejtuar nga personel me HIV-pozitiv ka për qëllim të shkatërrojë pengesat  që rrethon personat me HIV dhe Aids. Pavarësisht nga fakti se HIV nuk mund të transmetohet përmes përgatitjes ose ndarjes së ushqimit, vetëm 50 përqind e kanadezëve me vetëdije do të ndajnë dhe hanë ushqim të përgatitur nga dikush që është HIV pozitiv.

Kjo ide frymëzoi ekipin e një spitali kanadez për njerëzit që jetojnë me HIV dhe Aids, që të hapë restorantin e parë në botë të drejtuar nga kuzhinierë me HIV pozitiv. Pop-up restorant, i quajtur “June’s” (qershor), hapi dyert në Toronto për dy ditë në nëntor.

Por lajmi i mirë që ka rëndësi është se një grup personash me hiv, pjesë e personelit të restorantit kanë thyer pengesat dhe i kanë dhënë fund izolimit. “Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi të fuqishëm prej 14 kuzhinierësh me HIV pozitiv, që me guxim kemi mundur të thyejnë pengesat dhe t’i japim fund izolimit që ne kemi ndier dhe që të tjerët vazhdojnë të ndiejnë”, tha Kenneth Poon një prej kuzhinierëve.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.