Të rinjtë duan ndryshim, studimi tregon punët që kërkojnë të bëjnë
27/01/2018 Shpërndaje

Të rinjtë duan ndryshim, studimi tregon punët që kërkojnë të bëjnë

Rinia mundet të ndryshojë drejtimin e shoqërisë, me vullnet dhe këmbëngulje. Ata mund t’i shërbejnë shtresave në nevoje dhe siç tregon studimi dëshira nuk mungon. Nëntëdhjetë përqind e të rinjve të pyetur në një sondazh vitin e kaluar thanë se donin një karriera që të bënin një ndryshim në shoqëri por jo vetëm.

Nëntë nga 10 të rinjë në Mbretërinë e Bashkuar duan karrierë që do t’u lejojnë atyre të trajtojnë çështjet sociale. Kjo sipas EngineeringUK, një organizatë jofitimprurëse që promovon rëndësinë e inxhinierisë në shoqëri. U pyetën 1.246 të rinj të moshave nëntë deri 18 vjeç në lidhje me preferencat e tyre në karrierë.

Nëntëdhjetë për qind e pjesëmarrësve, në studimin e realizuar në gusht 2017, thanë se donin një karrierë që të bënin ndryshim. Rreth 47 për qind dëshironin të ndihmonin kafshët, 37 për qind donin të shpëtonin jetë dhe 29 për qind zgjodhën të pa strehët.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.