Gruaja shtatzanë shpërthen në lot, mëson gjininë e bebes nga zëri i babait të ndjerë
Gjatë shtatzanisë së parë Jenny James-Prothro zgjodhi ta mësojë gjininë e fëmijës para lindjes por pasi babai i saj, Charles vdiq një vit më parë, ajo vendosi ta nderonte të atin duke pritur derisa të lindte fëmija.
Charles gjithmonë preferonte që gjinia e nipërve të ishte suprizë deri në lindje, kështu që dukej si një homazh i përshtatshëm ndaj kujtesës së tij. Në muajin e 6 të shtatzënisë, presioni i vazhdueshëm për të mësuar gjininë e foshnjës e shtyu Jenin të ndryshonte mendje.
Ajo zgjodhi ta mësonte gjininë, por me një kusht. I kërkoi bashkëshortit që t’ja tregojë gjininë një formë kreative. James vendosi t’i bëjë një surprizë që ajo se priste. Editoi disa klipe zanore të babait të Jenny-t për t’i treguar gjinië përmes zërit të tij.
Në videon e cila është parë miliona herë në rrjete sociale, është filmuar gruaja e ngazëllyer duke mbajtur në duar regjistruesin që i përcjell surprizën. Kur regjistrimi fillon të luhet, ajo dëgjon zërin e bashkeshortit fillimisht i cili i thotë: Jenny, mendova se kjo është mënyra më e veçantë që të mësosh gjininë e fëmijës tonë. Por unë nuk mund ta bëja këtë pa një ndihmë të vogël”, thuhet në regjistrim.
Kur në regjistrim dëgjohet zëri i babait të Jenny-t, ajo e habitur mezi mund të përmbajë emocionet. “Përshëndetje Jenny, ky është babai jot. Dua të të njoftoj se është vajzë. Është një vajzë. Të dua, cao cao”, thuhet në regjistrim.
Jenny më vonë e shpërndau në Facebook videon duke lavdëruar James për suprizën që e bëri të shpërthejë në lot. Ajo shkruante se ishte “me të vërtetë e bekuar jashtë mase që ka burrin më të mirë dhe më krijues”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
