Rast i rrallë/ Pasi adoptoi fëmijën e sapolindur, strehon edhe prindërit e saj biologjikë të pastrehë
Procesi i adoptimit ka disa rregulla për të dyja palët që janë të përfshirë në këtë proces, për prindërit biologjikë dhe ata adoptues. Zakonisht prindërit biologjikë dhe adoptuesit bëjnë përpjekje të përbashkëta për të qëndruar larg njëri-tjetrit, për të shmangur krijimin e një situate konfuze për fëmijën. Natyrisht që ka përjashtime, dhe një përjashtim i tillë ka rezultuar edhe në një akt të bukur bujarie.
Në vitin 2013, Vanessa McGrady zbuloi se prindërit biologjikë të vajzës së saj 2 vjeçare Grace ishin të pastrehë dhe jetonin në rrugë. Ajo reagoi në një mënyrë që shumë të tjerë nuk mundën. I ftoi ata të bëhen pjesë e familjes së saj derisa të kalojë stuhia.
McGrady dhe bashkëshorti i saj, Pjetri, u takuan me nënën biologjike të vajzës së tyre disa ditë para se ajo të lindte dhe zbuluan se kishin shumë gjëra të përbashkëta, si dashuria e madhe për muzikën. Pas lindjes, prindërit biologjikë të Grace dhe prindërit adoptues vazhduan të komunikojnë në internet.
Rreth dy vjet më vonë, jeta e saj ndryshoi përsëri.
McGrady ishte ndarë nga burri dhe zbuloi se prindërit biologjikë të vajzës së saj ishin të pastrehë. Më pas, McGrady bëri zgjedhje të pazakonshme dhe më vonë shkroi për jetën e tyre së bashku në librin e saj, Rock Needs River: Një kujtim për një adoptim shumë të hapur.
“Kur erdhi dimri, ishte ftohtë, kohë me shi dhe stuhi, prandaj i ftova të qëndronin me ne. A mund të veproja ndryshe? Ata jetonin në një tendë. Normalisht kjo është jo që duhet të bëjmë për një të pastrehë. T’i japim një vend për të pushuar”, tha McGrady për CNN.
Sigurisht, nuk ishte një vendim pa rrezik.
“Në fillim kasha frikë se mendova që nëse do të qëndronin shumë gjatë vajza do të bëhej konfuze por jo. Ka qenë shumë e qartë se unë jam nëna e saj dhe babai i saj ishte babai i saj. Unë mendoj se sa më shumë njerëz të jenë në jetën e saj, sidomos ata qe e duan, aq më mire është. Shpresoj që një ditë të ketë marrëdhënie të fortë me ta”, thotë McGrady.
Prindërit biologjikë të vajzës qëndruan me ta për rreth 2 muaj. Tani ata kthehen ndonjëherë për ta vizituar si dhe kanë rënë dakord që të intervistohen për librin e McGrady. Gjithkush e njeh rolin që ka në jetën e njëri-tjetrit. A mund të ketë një familje shumë dashuri dhe dhembshuri? Ky rast na tregon që po. Çfarë mesazhi i madh për ne të gjithë!
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.