Zyrtari i policisë ndihmon djalin autik të gjejë mikun e tij të shtrenjtë
Humbja e mikut të dashur, që ndryshe quhet arushi “Teddy Bear” mund të jetë një emergjencë për shumicën e fëmijëve. E tillë ka qenë edhe për këtë djalë 12-vjeçar me Autizëm.
Ryan Paul ishte aq i mërzitur që arushi i tij i quajtur Freddy u zhduk ndërsa po luante në dhomën e gjumit, ndaj thirri 911 për ndihmë.
“E pyeta Ryan, a e ke telefonuar 911?”, tha babai i Ryan, Roberti. Ndërsa ai u përgjigj “po, se dua të shpëtoj Teddyn”. Pak minuta më vonë, një oficer policie arriti ta ndihmonte në zgjidhjen e rastit të ariut të humbur.
“Ne e gjetëm arushin dhe ishte në rregull”, tha zyrtari. “Ai tani është në duar të sigurta, pa lëndime dhe gjëra të kësaj natyre”.
Oficeri kishte bërë një tjajnim të veçantë në njohjen dhe reagimin e autizmit, dhe thotë se është i dobishëm në situata të tilla. Ryan është i lumtur që arushi i tij është kthyer aty ku ai i përket dhe ishte gjithashtu shumë i emocionuar të bëjë disa fotografi me një oficer policie.
function execute_YTvideo(){return youtube.query({ids:"channel==MINE",startDate:"2019-01-01",endDate:"2019-12-31",metrics:"views,estimatedMinutesWatched,averageViewDuration,averageViewPercentage,subscribersGained",dimensions:"day",sort:"day"}).then(function(e){},function(e){console.error("Execute error",e)})}Powered by Embed YouTube Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
