Gruaja mbledh donacione për funeralin e saj, bujaria e komunitetit i ngjall shpresën për t’u shëruar
29/06/2019 Shpërndaje

Gruaja mbledh donacione për funeralin e saj, bujaria e komunitetit i ngjall shpresën për t’u shëruar

Duke pasur parasysh sa kohë i kishte mbetur për të jetuar një grua filloi të bledhë para për funeralin e saj. Ajo u habit nga donacionet bujare të komunitetit. Brenda një jave, Chalise Scholl ka mbledhur më shumë se 27,000 $ në GoFundMe për funeralin e saj.

“Ditën tjetër një mik më uroi”, tha Peoria. “Nuk e dija se për çka po fliste, derisa pashë në internet dikë që dhuronte 5,000 $. Pastaj u hodh në 8,000 dollarë, pastaj 12,000 dollarë. Unë thjesht nuk mund ta besoja… dhe shifra vazhdoi të rritej. Unë jam kaq mirënjohëse”.

Por gëzimi i vërtetë erdhi kur mendoi për gjyshen e saj që ishte shtruar në spital kur nisi fushatën GoFundMe. “Unë dua t’i them gjyshes se nuk duhet të shqetësohet më”, tha ajo.

Scholl, 37 vjeç i dhanë 6 muaj kohë për të jetuar pas kimioterapisë, pasi kanceri ishte në fazën e 4. Opsioni i vetëm i trajtimit do të ishte fillimi i një raundi të katërt, por ajo zgjodhi kujdesin shtëpiak. Lufta me kancerin është e padiskutueshme. Ata që ende dëshirojnë të bëjnë donacione përmes postës, mund t’i dërgojnë në 1144 1 St, LaSalle, Ill., 61301, në kujdesin e Chalise Scholl.

Që kur ndau përvojën e saj të vështirë, Scholl ishte në gjendje të takonte njerëz që kanë përjetuar vështirësi të ngjashme me ato që ajo ka përballuar me familjen e saj, të cilët e kanë përkrahur.

“Një djalë vetëm donte të takohej dhe të bënte një bisedë me mua, kështu që u takuam në qendër dhe biseduam”, tha ajo. Të tjerë kanë ndarë informacione për një dietë alkaline, të drejtuar nga Alfredo Bowman, një mjek Honduras i njohur si Dr Sebi i cili vdiq në gusht 2016. Ai besonte se përdorimi i ushqimeve bimore alkaline natyrore mund të shëronte kancerin, AIDS, lupus, epilepsi dhe diabeti.

“Ushqimi i duhur mund të jetë i shtrenjtë, prandaj po planifikoj të përdor disa nga paratë për t’u siguruar që të kem një dietë të përshtatshme”, tha ajo. Tani për tani, Scholl planifikon të fokusohet në shërimin dhe përjetimin e një jete më të mirë të mundshme, duke bërë udhëtime dhe duke realizuar endrrat që ka.

“Unë kam shpresë pasi kam dëgjuar shumë histori rreth tumoreve që janë zvogëluar dhe njerëzit po përmirësohen”, tha ajo. “Ndoshta do t’ja dal edhe unë. Ndoshta do të shkoj në LaSalle dhe do të shërohem”, tha Scholl, duke iu referuar asaj se ku do të qëndrojë në shtëpinë e kujdesit të bujtinë me halla e saj. “Do të ishte e përkryer që të shkruhet një histori rreth shërimit të mrekullueshëm. Kjo është shpresa ime”, përmbyll ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.