Gjumi bën mrekulli për kujtesën
Ndjeheni të mërzitur dhe harroni shpejt këto ditë? Një çelës për t’ju mprehur kujtesën mund të jetë rishikimi i orarit të gjumit pasi truri punon jashtë orarit derisa jeni në shtrat për të ndihmuar në rritjen e aftësisë tuaj për të kujtuar. Një dozë e shëndetshme e gjumit mund t’ju ndihmojë …
Mësoni aftësitë e reja. Nëse sapo mësuat të luani piano, duke marrë një sy gjumë do të ju ndihmojë në ‘çimentimin’ e asaj keni mësuar, dhe herën tjetër do ta bëni shumë më mirë. Kjo mund të ndodhë sepse aftësitë e reja transferohen në rajone më të përhershme të trurit gjatë gjumit, sidomos nëse flini gjumë shpejt pasi e keni mësuar atë gjë. Pra, duhet të marrësh një sy gjumë pak pasi mësuat t’i bini pjanos. Edhe vetëm 30 minuta pushim mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e kujtesës për atë që sapo mësuat.
Krijon kujtime afatgjata. Miku yt që të kujton gjithçka që ke lexuar, dëgjuar ose parë mund të jetë vetëm një gjumë i mirë. Kur jeni zgjuar, mendja kap pjesë të vogla të përvojave që po kaloni apo lexoni. Pasi të flini gjumë, truri i zëvendëson ato ngjarje si videoklipe dhe ndërton lidhjet e reja neurore për t’i kthyer përvojat në kujtime afatgjata që do të mund të kujtoni të paktën gjashtë javë më vonë.
Përmirëson fokusin tënd. Iu ka ndodhur ndonjëherë ndonjë ditë ta gjeni veten duke lexuar të njëjtën fjali apo paragraf pa pushim dhe thjesht nuk përqendroheni siç duhet? Ju duhet gjumi që më pas të jeni më të vëmendshëm ndaj punës dhe të trilloni informacione të reja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
