Emigrantët shqiptarë restaurojnë vullnetarisht urën historike në Greqi
Emigranët shqiptarë në Greqi kanë bërë një gjest për t’u vlerësuar, ndërsa kanë vendosur të marrin pjesë ne restaurimin e një ure që është shembur si pasojë e motit të keq në Kretë.
Komunitetiti i emigrantëve do të marrë pjesë në restaurimin e urës 111 vjeçare të Keritis. Dëshira e mirë për të kontribuar në restaurimin e kësaj ure historike që shihet si e domosdoshme nga banorët, është vlerësuar nga intitucionet dhe shtetasit grekë.
Fillimisht kërkesa për këtë rregullim u bë në Bashkinë e Platanias në Kretë dhe në Rajonin e Kretës për të restauruar urën historike në mënyrë vullnetare nga Komuniteti i emigrantëve shqiptarë.
Kujtojmë se ura u shemb gjatë periudhës kur vendi u përfshi nga moti i keq, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në njerëz. Në këtë ngjarje që u trondit i gjithë Komuniteti i Kretës emigrantët shqiptarë sërish kanë kontribuar duke dhënë ndihmën e tyre ndaj shtetasve të tjerë për t’u shpëtuar rreziqeve me të cilat u përballën nga kjo fatkeqësi natyrore.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
