Gerta, shqiptarja që na bën krenarë në Britani të Madhe
Dr. Gerta Cami Kobeci është një emër i nderuar në Britani të Madhe që na bën të ndihemi krenarë të gjithë shqiptarëve. Aktualisht është pedagoge në lëndën e Kimisë Farmaceutike pranë “University of Hertfordshire” dhe lidere në kërkimet shkencore.
Edhe pse tashmë ka ngjitur hapat e suksesit në diasporë, vendlindjen nuk e lë pas. Sa i përket bashkëpunimeve ajo është shprehur se përgjegjësia bie mbi shqiptarët e diasporës dhe qeveritë përkatëse.
Historia e saj e suksesit nuk ka rrugë shumë të lehtë. Studimet e doktoraturës në vitin e pare i ka përfunduar me vetë financim, ndërsa nga departamenti kishte të mbuluar vetëm kemikalet e projektit. Kështu që duhej të punonte gjatë fundjavës që të mbulonte shpenzimet e jetesës.
Prej saj vjen një mesazh fort i bukur për të gjithë rininë shqiptare. Nëse kanë qëllime, ëndrra dhe luftojnë fort, të mos e konsiderojnë kurrë dorëzimin si një opsion. Këtë ka bërë dhe Gerta, e ia ka dalë.
Punonte 12 orë çdo të shtunë në “Royal Hospital Bath” si ndihmëse infermiere. Por që në fund ia ka dalë që me vullnet, pasion e punë të palodhur ka arritur të ngjitet një nga një shkallët e karrierës dhe të jetë gjithmonë kërkuese në arritjet e saj në fushën e shkencës.
Për më tepër, asaj iu dha mundësia të jetë lidere e kimisë mjekësore të një projekti hulumtues pranë kompanisë “Orexigen” që patentoi ligandet që ajo dizajnoi.
“Jam duke përgatitur aplikim grantesh për projekte shkencore, duke përfshirë këto tema mjekësore-farmaceutike: analgjeziket, antibiotiket, inflamacionin”, shkruan the Albania.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
