29-vjeçari krutan që ruan traditën e qeleshepunuesve prej 5 brezash
Prej 5 brezash e kanë të trashëguar punimet e të bërit qeleshe në qytetin e Krujës. Tashmë djali më i ri i familjes Guni, Adi vazhdon traditën e familjes së tij. Adi Guni, 29-vjeçari krutan ruan ende në ditët e sotme traditën e të bërit qeleshe në këtë mënyrë në Pazarin e Krujës. Për portalin pozitivi.org ndan procesin e punës së punimit të një qeshje por dhe disa sekrete të këtij profesioni shumë të vecantë.
Prej sa vitesh merresh me punime artizanale, ishte një dëshirë e jotja apo është kjo një traditë e famijes?
Në familjen tonë kjo është një tradite që vazhdon, të pakten 5 brezash në familjen tonë dhe disa nga mjetet e punës janë shumë të vjetra mbi 150 vjecare. Unë kam filluar të mësoj gradualisht që kur isha adoloshet, pasi si profesion është i vështirë dhe të merr shumë kohë, por nëse e don dicka sigurisht që e mëson. Unë jam mundur gjithmonë që mos ta lë këtë traditë të bie poshte pasi është një pune e bukur që na perket neve dhe i kam dedikur një kohë të caktuar vetëm punimit të qelesheve.
Cfarë punimesh realizoni në punishten tuaj?
Unë kryesisht punoj qeleshe dhe papuce po ashtu kemi realizuar dhe disa canta artizanale. Një qeleshe ka rreth 12 procese pune dhe kërkon gati 2 ore që të punohet në mënyrën e duhur. Duhet të jesh shumë i kujdesshem gjatë procesit te punës në mënyrë që të realizohet ajo cfarë ne duam të punojmë.
Ju jeni në hyrje te pazarit te Krujes, si është interesi i vizitoreve?
Dyqani ndodhet në hyrje të pazarit të vjetër dhe kohët e fundit është kthyer në një atraksion turistik për turistet e huaj të cilët e vlerësojnë punën artizanale.
Ju keni pasur një kliente shumë të vecantë dhe me famë botërore sic është Dua Lipa, cfare bleu ajo dhe cili ishte reagimi i saj për këto punime?
Ne kemi pasur fatin të na vizitojë një super artiste në dyqan si Dua Lipa, por dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Të Amerikës znj Yuri Kim të cilaet kanë ngelur shumë të impresionuar nga mënyra se si ruhet cdo gjë origjinale si në kohët e vjetra.
#kruja #kruje #dua lipa #yuri kim
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
