
“Çelësi” i njoftimeve, sekreti si mbijeton gazeta që pothuajse ka “monopolin”e tregut të njoftimeve?
Gazeta Çelësi është e para gazetë njoftimesh në Shqipëri prej 24 vitesh. Kjo gazetë është një pikë referimi për çdo person që dëshiron të kërkojë punë, apo informacione të ndryshme shit-blerje. Prej 10 vitesh Çelësi gjendet dhe në versionin online duke qenë më afër klientëve të saj, version print shumë shpejt nuk do jetë më në treg për tu shitur. Dukshëm teknologjia ka zbehur gazetat, por sërish gazeta Çelësi ka gjetur mënyrën e komunikimit me ndjekësit besnik. Benisa Kaçe, administratorja e gazetës Çelësi ndan disa metode që kjo gazeta ka ndjekur për ti përshtatur tregut.
Benisa Kaçe, administratorja e gazetës ÇelësiÇdo javë janë një numër i lartë klientësh që dërgojnë njoftimet e tyre në gazetën Çelësi. Katergoritë e njoftimeve janë të ndryshme dhe secili mund të gjejë veten. Tashmë gazeta Çelësi është kthyer si një pikë e mirë referimi për të gjithë ata që duan të gjejnë informacione të sakta . Mënyra për të aksesuar në gazetën çelësi online është shumë e thjeshtë. Çdokush mund ta vizitojë në faqen e web-it por dhe në rrjetet sociale.
Benisa Kaçe, administratorja e gazetës ÇelësiFaqja e gazetës Çelësi online ofron mundësi për të gjithë ata që duan të publikojnë njoftime online me një regjistrim të thjeshtë njoftimi të çfarëdo lloj kategorie.
Benisa Kaçe, administratorja e gazetës ÇelësiSi mund të hidhni njoftimet tuaja në gazetën Çelësi?
Benisa Kaçe, administratorja e gazetës Çelësi© 2022, Pozitivi. All rights reserved.