Gazeta britanike pikas të veçantat e vendit tonë
30/01/2018 Shpërndaje

Gazeta britanike pikas të veçantat e vendit tonë

Gazeta prestigjoze britanike e ka përshkruar vendin tonë me fjalë magjike. Në artikull shkruhet se Shqipëria është një vend i qetë me popull mikpritës dhe me një tokë të mbushur me thesare të lashta dhe natyrore.

Një panoramë e plotë e vendit tonë me bukuri të pashkelura e antike, është përcjellë për të gjithë lexuesit në gazetën  e huaj. Ndër të tjera bie në sy komenti ku shkruhet se grekët e lashtë, ilirët, paraardhësit e shumë shqiptarëve të sotëm, të ndjekur nga romakët, bizantinët dhe otomanët, të gjithë donin një copë të Shqipërisë. Kjo e justifikuar për shkak të trojeve të veçanta shqiptare.

Sakaq flitet dhe për gangsterët e Shqipërisë ose siç njihen ndryshe të fortët. “Nuk ka më telashe këtu, i kemi eksportuar të gjithë kriminelët”, shprehen vizitorët e vendit tonë për britaniken ekspress.

E përshkruar në afreskun e historisë, ka pikasur Blloku, një zonë e cila vazhdon të mbetet vendi më i frekuentuar. Kjo zonë ka të vecantë vilat dhe godinat kryesore në vend, por mbi të gjitha njihet si vendi ku elita komuniste dikur jetonte një jetë magjepsëse në izolimin e pasur.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.