
Një udhëtim në ishullin e Shurdhahut
Ishulli i Shurdhahut qyteti mesjetar i Sardës, i rrethuar nga një zonë kulturore dhe një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike dhe historike. Një ndër objektet më të dallueshëm në ishull është katedralja e dikurshme e Sardës. Një atraksion turistik që duhet vizituar patjetër. Këtë vend jo shumë të zbuluar për turistët na e sjell autorja e disa librave në shqip dhe në gjuhën italiane, Amazona Hajdaraj. Udhëtimin e parë në këtë ishull e ka bërë dy dekada më parë. Ajo tashmë është jo vetëm është një ekslporuese e ishullit të Shurdhahut por një udhërrëfyese e shumë turistëve vendas dhe të huaj. Për pozitivi.org na njeh më tepër më vecantinë e ishullit të Shurdhahut.
Ishulli i Shurdhahut një vend jo shumë i zbuluar por që fsheh bukuri të rralla natyrore, cila është historia e krijimit të këtij ishulli?

Rrugës për në Koman gjendet vendbanimi i rëndësishëm i Sardes i quajtur Citadela në Dri, i cili mbetet akoma sot i pazbuluar. Unë kam dëgjuar plot legjenda nga im atë, por këtë pjesë mbi Sarden e quajtur ndryshe dhe Shurdhah e shkëputa nga libri i Ndoc Selimit i cili nuk është me midis nesh, por ka lënë një dëshmi mbi Komanin dhe popullsine Komanase. Sarda ka qënë e banuar qysh në shekullin 8 – 6 para krishtit. Aty janë gjetur gjurmë të një kalaje që i përket kësaj kohe . Rreth 877 vjet pas krishtit ishte një qëndër shumë e rëndësishme e Pultit dhe nyje takimi për të gjitha rrugët që lidhnin perendimin më lind duke filluar nga Tivari, Kotorri, Shkodra , Lezha etj. Qyteti i Sardës karakterizohet nga një numër i madh ndërtimesh sidomos atij mbrojtës që synonin ti bënin ballë sulmeve. Gjetja e parave të fabrikuara në vend me emrin e qytetit tregon potencen e zhvillimit të asaj kohë. Mbi këtë mal të vogël lartësohej dikur qyteti i lashtë i përmendur nga Stefani Ptolemeu dhe Plini. Sarda u përmbyt nga ndërtimi i liqenit Artificial HC të vaut të Dejës. Para përmbytjes ajo kishte pamjen e një gadishullli të rrethur nga tre anet me uje.

Si e keni zbulur ju ishullin e Shurdhahut?
Pas rënies së komunizmit me rikthimin e pronave im atë bleu një ndërtesë në Koman të cilin Komanasit e quanin Vila e Francezëve. Kjo për shkak se ishte ndërtuar nga inxhiniere Shqiptare ku do banonin dhe inxhinjere Franceze për ndërtimin e HC. Të Komanit. Që nga viti 95 e deri në ditët e sotme, jo vetëm kam shkuar por kam dërguar dhe miq të huaj apo shqiptare në Sarde, për të parë dhe shijuar bukuritë e saj si natyrore ashtu dhe arkologjike. Të cilët kanë mbetur të mahnitur jo vetëm nga bukuria e Sardes, por dhe nga lundrimi mes malesh nga Vila në drejtim të Sardes. Ky lunari ka afërsisht po të njëjten bukuri që ka lundrimi nga Komani për Fierz, por është më i shkurtër.
Një ndër objektet më të dallueshëm në ishull është katedralja e dikurshme e Sardës, cila eshte e vecanta e kesaj katedrale?
Kaq shumë ishte ngulitur krishtërimi në këtë zone sa thuhet se qyteti i Sardes numëronte 365 kishe e kapelone që i kushtohej një meshe në ditë cdo shenjti. Një përqindje e madhe kishe nuk u dihet as emri. Përveç atyre që janë shumë të përmendura si kisha e Shën Markut në hyrje të qyetit e Zonjës në majë të kodrës së Shën Pjetrit etj. Jashtë mureve rrethues ndodhen rrënojat e kishës se të mbyturve “ura mbi Dri”. Këtë fakt e bajnë evident dhe dy autore, Nopça dhe dom Gasper Gurakuqi. Baroni Nopça thotë “kalonte një rrugë drejt Komanit; dukej se lumi kapërcehej nga një urë, Sardum është Shurdhahu i sotëm, një ndër qytetet e lashta iliriane. Në kohën e rënjes së qytetit thuhet se qytetarët vrapuan të fshihnin këmbanat e kishave, që të mos binin në duart e barbareve. Ato punuan shtate ditë e shtate net duke mbajtur rërë nga zalli për në shpatin e kodrës tërhoqën të gjitha këmbanat dhe i mbuluan me rërë duke menduar se rëra nuk i ndryshka. Ne shekujt që rrodhën me dhjetra e qindra karvane udhëtaresh rrihnin natë e ditë rrugën e bregut e cila kalonte afër “rëres se hedhur”. Shumë nga udhëtaret kur ktheheshin në malësi betoheshin se kishin dëgjuar tringellima si këmbane kishe dhe se ky fenomen ndodhte cdo 24 ore në mesnate.
Cilat janë mjetet që mund të shkohet deri në ishullin e Shurdhahut?
Në ishullin e Shurdhahut njerëzit lëvizin me varka madje vite më parë dhe bagëtiti i transportonin me varka. Shëtitja nga liqeni i Komnait për tek ishulli I Shurdhahut është magjepse, pasi ti shikon malet që duket sikur I ke mbi kokë. Në ishullin e Shurdhahut nuk ka banorë, janë vetëm vizitorët që vit pas viti rritet numri i tyre.

Ti ke pasur mundësinë jo vetëm ta eksplorosh si vend por të udhëtosh dhe me persona të tjera, si turistë jo vendas, cili ka qënë reagimi i tyre për këtë ishull?
Reagimi I turistëve që unë kam cuar në këtë ishull ka qënë thjesht mahnitës pasi është një vend që mbart histori. Ne kemi vilën që në vitin 1995. Në vitin 2000 kam qënë italianët e parë që i kam cuar në ishullin e Shurdhahut, ndërsa mqitë e mi shqiptarë i kam cuar qysh herët që 96’ pasi babi im ndërtoi një varkë të vogël duke mundësur kalimin e turistëve në këtë zonë. Miqtë e mi i kam ndaluar çdo herë dhe tek shpella e Pëllumbave.
Ke ti një mesazh për të gjitha ata që nuk e kanë zbuluar akoma këtë ishull?
Unë në fakt do doja që në këtë vend të bëhët më shumë investim pasi ka vlera të mëdha historike dhe arkeologjike. Shpeshherë kam preferuar të mos e ngre shumë zërin në promovimin e ishullit të Shurdhahut, pasi nuk dua që të kthehet si një plazh për turistët por si një vend që duhet të eksplorohet në të gjitha dimensoniet turisike që ofron.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.