Bjeshkët e Gramës, perlat e Dibrës
14/08/2022 Shpërndaje

Bjeshkët e Gramës, perlat e Dibrës

Bjeshkët e Gramës janë një nga pikat kryesore të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik dhe ndodhet në një lartësi prej  2,345 metra. Bjeshkët e Gramës  ndodhën 9 km  larg Peshkopisë. Grama është destinacion  malor i pasur me pyjet e pisha të buta,  me liqenin akullnajor, apo edhe me stanet dhe burimet e kristalta ujore. Labinot Murrja ciceroni që shoqëron turistët ditë pas dite, për pozitivi.org ndan vecantitë e këtij vendi.

Janë konsideruara perlat e Dibrës, Bjeshkët e Gramës një nga pikat kyçe të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik, cilat janë vecantitë e këtij vendi përrallor?

Malet dhe bjeshkët e këtij territori janë të pasura me bimë mjeksore. Në bjeshkët e Gramës do të gjeni edhe shumë stane të cilat jo vetëm do ju ofrojnë ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare, por do ju bejnë të shijoni prodhimet e djathit dhe bulmetin. Bjeshkët e Gramës janë konsideruar si perlat e Dibrës konkretisht se janë pjesë e parkut Korab Koritnik zonë e mbrojtur  ku janë të pasura me liqene akullnajore, bimë mjeksore, kafshë të egra si Reqebulli që është shumë i vecantë kryesisht në Ballkan.

Cfarë ofrojnë malet dhe bjeshkët e Gramës?

-Malet dhe bjeshkët e Gramës janë të pasura edhe me monumente natyrore si psh Pasqyrat e Gramës, Bjeshkët e Zonjave dhe Liqeni i Gramës. Njerëzit kohët e fundit e vizitojnë Gramën edhe për mundësi kurative. Në Bjeshkët e Gramës më shumë njerëz ka në periudhën e verës pasi koha është më e përshtatshme për ta vizituar, por nuk mund ta lëm jashtë vëmendjes edhe fundin e pranverës duke pasur parasysh që vargmalet që rrethojnë Gramën janë të mbushura me ujvara të vogla nga shkrirja e dëborës. Nga bjeshkët e Gramës ju mund të vizitoni edhe malin më të lart Shqiptar “Korabin”, ku do të gjeni guida lokale që ju shoqërojnë jo vetëm në hiking por edhe me kuaj ku ku lloj turizmi cdo vit po zgjohet dhe po ngjall një interes të madh jo vetëm për grupet shqiptare por edhe ata të huaj. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë ofrojnë bjeshket e Gramës por turizmin e aventurës duke përfshirë makinat off road, mountain bike.

Me cfarë mund të shkosh në bjeshkët e Gramës?

-Në Gram mund të shkosh me shtigje të ndryshme hiking, ku dua të përmend njerin prej tyre Ilnic-Gram që është 25 Km dhe përshkruan vargmale edhe në pjesën maqedonase , por edhe me makina malore,motorra malur dhe bicikleta.

Një vend piktoresk që të ofron një pamje fantastike, po për banorët si është jetesa në këtë vend?

Jetesa në këtë vend vazhdon të jetë e njëjta për shkak se banorët e zonës nuk e kuptojnë akoma se cfarë do të thotë turizëm. Unë mendoj që në këtë fushë duhet të punohet me shumë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre që ta shohin si mundësi gjenerimi dhe jetesë në këtë vend.

Cila është lidhja juaj me këtë vend?

-Unë merrem me guiden lokale dhe e organizoj disa herë këtë udhëtim me hiking, por kohët e fundit është rritur kërkesa për të udhëtuar me kuaj dhe fal bashkëpunimit me banorët e zonës e mundësojmë edhe këtë guide. Në Bjeshkët e Gramës më shumë njerëz ka në periudhën e verës pasi koha është më e përshtatshme për ta vizituar, por nuk mund ta lëm jashtë vëmendjes edhe fundin e pranverës duke pasur parasysh që vargmalet që rrethojnë Gramën janë të mbushura me ujvara të vogla nga shkrirja e dëborës.

Një ndër aktivitet që zhvillohet më shumë është eksplorimi i vendit me kuaj, në cilën periudhë ka më shumë njerëz që vijnë për tu ngjitur me kalë në Bjeshkët e Gramës?

Në periudhen e verës, duke qenë se banorët e zonës transferohen në Bjeshkët e Gramës me blegtorine e tyre marrin edhe kuaj me vetë, kjo është një arsye që guidat që organizojnë ture e kanë më të lehtë ta ofrojnë këtë shërbim duke bashkëpunuar me banorët e zonës. Tjetër arsye është edhe klima pasi atje bën ftohtë dhe vera është më mirë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.