KUQ E ZI NGA JUGU NE VERI
25/11/2022 Shpërndaje

KUQ E ZI NGA JUGU NE VERI

Festat e nëntorit janë ndoshta të vetmet festa që na bashkojnë pa dallime. Nuk ka fe apo kufij tokësorë që të bëjnë dallimin. 

Rrjetet sociale janë mbushur me postime të të gjitha moshave. Më shumë vihet re te të vegjlit. Pothuajse të gjithë i kanë pjesë të programeve arsimore vizitat nëpër muze, këngët apo festimet patriotike. Nxënësit marrin që në vegjëli dozat e patriotizmit dhe të nacionalizmit po I gëzohen pse jo edhe ditëve të pushimit.

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

OFERTA PATRIOTIKE…TË GJITHË DREJT VLORËS?

Fundjavë e gjatë. Me pushimet të shtunë e të dielë por edhe për 28 dhe 29 Nëntor administrata e një pjesë e sektorit privat kanë mundësinë të shijojnë 4 ditë pushime.  Nga njëra anë kush mundet shqyrton ofertat për prenotime, nga ana tjetër bizneset i shfytëzojnë këto ditë për të nxjerrë oferta të ndryshme. Por ajo që ka spikatur në rrjet është inisiativa e Vlorës. Qyteti hero këtë 110 vjetor të Pavarësisë e ka marë seriozisht. Shumë akivitete e festime për t’i kaluar në mënyrë argëtuese këto festa në qytetin historik ku u shpall Shqipëria e Pavarur. Por ajo që ka rënë në sy më shumë ka qenë oferta për hotelet falas në Vlorë. Pjesa më e madhe e hoteleve për herë të parë kanë hequr dorë nga çmimet e tyre (që sidomos për pushime janë të kripura)  dhe do të ofrojnë hotelin me vetëm 25 euro nata për natën e parë, ndërsa nata e dytë (nëse data përkon me 28 Nëntorin) personi, familja apo i gjithë grupi shoqëror mund të flejnë falas. 

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

Nuk bën fare habi që brenda 24 orësh të jenë rezervuar të gjitha hotelet pjesë e kësaj oferte.

Përveç akomodimit që është pjesa e rëndësishme për pushuesit, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare, koncerti i madh me këngëtarë të njohur, gara e çiklizmit ekspozita në Lungo Mare por edhe aktivitete më shkencore.

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

FESTIMET NË SHKOLLA, NE SHQIPËRI E NË KOSOVË

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

Këngë, koncerte, shfaqje  artistike, shikim dokumentarësh,  shkrime dhe ese. Pra shpalosje fantazie pa kufi në shkollat e Shqipërisë por edhe të Kosovës.

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

Dita e pavarësisë duket se i zhduk kufijtë në hartë. Që pas vendimit të vitit 2017 nga ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj edhe Kosova e ka shpallur 28 nëntorin festë zyrtare.

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

“Duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, kam vendosur që 28 nëntorin – si Dita e Shqiptarëve – ta shpalli ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e trungut etnik shqiptar si dhe traditat e mira familjare e shoqërore” argumentonte Haradinaj 5 vjet më  parë.

Nga festimet nëpër shkolla në Shqipëri e Kosovë

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.