Futbollisti kosovar, pranë transferimit në klubin zviceran St. Gallen
Futbollisti kosovar Liridon Balaj pritet që karrierën ta vazhdojë në Zvicër, saktësisht te skuadra e njohur, St. Gallen. Ai do të transferohet në St. Gallen me ndërmjetësimin e dy menaxherëve shqiptarë, Leonard Berisha dhe Agron Krasniqi.

Performanca e shkëlqyer e lojtarit në fushën e gjelbërt në prill të këtij viti në provat te skuadra e St.Gallen-it nga Zvicra ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit me paraqitjen e tij.
Në rast se dështon transferimi i tij në Zvicër, atëherë Balaj do ta vazhdojë karrierën në “Zahir Pajaziti”
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
