Telebingo Shqipare do ndërtojë një shtëpi të prishur nga tërmeti në Thumanë
02/12/2019 Shpërndaje

Telebingo Shqipare do ndërtojë një shtëpi të prishur nga tërmeti në Thumanë

Shtëpitë dhe pallatet e prishura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës duket se shumë shpejt do të mund të ndërtohen falë mbështetjes së madhe nga shumë aktorë të ndryshën në vendin tonë dhe jo vetëm.

Një shtëpi do të ndërtohet nga e diela shqiptare. Bëhet fjalë për shtëpinë e Znj. Sabrie Xhixha në Thumanë, e cila do të ndërtohet nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave të kësaj jave dhe të javës që vjen.

Këtë të dielë që shkoi TeleBingo Shqiptare nuk e zhvilloi lojën telefonike për shkak të fatkeqësisë që ndodhi si pasojë e tërmetit.

Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se kompania ka vendosur që me fitimet e grumbulluara nga shitjet e biletave të kësaj jave por dhe të javës që do të vijë të ndërtojë një shtëpi nga dhjetëra të shembura nga tërmeti 6.4 ballë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.