Fushatë për fëmijët më kancer, vullnetarë në Londër, Tiranë dhe Prishtinë. BERZH: Dyfishoj shumën me 1 kusht
Stafi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Prishtinë, Tiranë dhe në Londër janë bashkuar në mënyrë vullnetare, për të mbledhur të ardhura në ndihmë të fëmijëve me kancer në Kosovë. Floriana Bajrami pjesë e stafit të BERZH është një nga vullnetaret, e cila është treguar e gatshme, të ndihmojë për të shtuar buzëqeshjën dhe ditët e atyre fëmijëvë që mbase nuk kanë shumë jetë për të jetuar, shkruan pozitivi.org.
Bajrami tregon për pozitivi.org në çfarë konsiston nisma dhe ndihma vullnetare e stafit të BERZH. “Ne Stafi i BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe kolegë në Londër jemi mbledhur në fushatën për mbledhje fondesh për fëmijët me kancer në Kosovë përmes Fondacionit Care for Kosovo Kids (Kujdesi për Fëmijët e Kosovës). Ndihma do të shkojë për të gjitha moshat deri 18 vjeç”. Krijesat më të pafajshme në tokë janë fëmijët, buzëqeshja e të cilëve nuk duhet të shuhet kurrë. Bamirësia nuk të varfëron, çdokush që ka mundësi të bëhet pjesë e nismave të tilla vullnetare duket të tregohet e i gatshëm, kështu ka bërë dhe Floriana.
Fushata mbështet nga BERZH, e cila ka premtuar të dyfishojë shumën e mbledhur, por me një kusht, nëse arrin midis 3000€ dhe 50000€. “Fushata jonë mbështetet nga BERZH që do të dyfishojë fondet e mbledhura në rastin kur plotësohen kërkesat raportuese dhe shuma e mbledhur të jetë midis 3000€ dhe 50000€ dhe kërkesat raportuese. Fondacioni CfKK (KpFK) që nga viti 2013, në baza vullnetare, përkujdeset që të gjithë fëmijët ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të kenë ilaqet e nevojshme për trajtim”, tha Bajrami për pozitivi.org.
Në vitin 2013 shumë fëmijë të diagnostifikuar me kancer në Kosovë, kanë ndërruar jetë për shkak se prindërit e kishin të pamundur t’ju siguronin trajtim. Duke marrë shkas nga shumë familje që nuk kanë mundësi të kujdesën për ëngjëjt e tyre është ndërmarrë nisma “Mbledhje fondesh për fëmijët me kancer”, për të mbështetur “Kujdesi për fëmijët e Kosovës” (CfKK)!
Bajrami tha për pozitivi.org se në mënyrë vullnetare ka nisur fushata dhe në Londër. Në kuadër të nismës ajo tregon se kanë ndërmarrë një event humanitar i cili do të mbahet në Prishtinë, ditën e nesërme, në Soma Book Station, në orën 8. Të ardhurat e mbledhura deri tani siç tregon Bajrami për pozitivi, janë aq sa “kushton kursi i plotë i trajtimit për një fëmijë. Unë së bashku me koleget e mi jemi angazhuar në mënyrë vullnetare që të mbështesim fondacionin në këtë mision shumë human që kanë. Përveç përkushtimit tonë vullnetar, fushata mbështetet nga Iniciativa për Komunitet e BERZH-it, me seli në Londër.
Aktiviteti i radhës që kemi si pjesë e fushatës tonë është eventi humanitar me kolegun tonë Shpat Deda. Në vend të biletave, do të ketë donacion minimal prej 5€ që do të mblidhen për fondacionin. Ndoshta mund te theksoj se aktivitetet e radhës janë një event i ngjashëm humanitar edhe në Tiranë e në Londër. Eventi mund të quhet koncert. Në Tiranë jemi në planifikim e sipër dhe besoj qe do të mbahet në njërin nga dy muajt e ardhshëm”, tha Bajrami për pozitivi.org.
Përsa i përket solidarizimit dhe gatishmërisë së qytetarëve në lidhje me këto lloj nismash, bazuar në eksperiencën e saj deri tani, Floriana Bajrami shprehet kështu: “Qytetarët na kontaktojnë për çdo ditë dhe ofrojnë ndihmë. Donacionet kanë ardhur edhe nga vendi edhe nga jashtë vendit. Nuk kemi statistika lidhur me moshën, sepse ka edhe prej atyre që kanë zgjedhur të japin donacion në mënyrë anonime. Donacionet kanë ardhur edhe nga platforma online edhe përmes llogarisë bankare të fondacionit. Shpresojnë që deri në fund të janarit 2018, atëherë kur do mbyllet fushata, do ketë kontribute”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
