Foto sa njëmijë fjalë, infermierja prek zemrat me gjestin ndaj 5 vjeçarit të sapodalë nga operacioni
Kur një djalë i vogël u zgjua nga kirurgjia, e gjitha çfarë donte ishte të strukej, në një pozicion ku ndihej rehat. Këtë dëshironte edhe kur një infermiere i erdhi në ndihmë.
Slade Thompson, 5 vjeç, nga Clinton County, Pennsylvania, u operua për bajamet. Ky ishte operacioni i tij i dytë për këtë vit. “Ai ka kaluar shumë vështirësi gjatë këtij viti”, tha e ëma Layla Thompson.
Pas operacionit, ndërsa e ëma ishte në dhomën e pritjes, një infermiere shkoi për të kontrolluar ecurinë e djalit të saj.
“Kur i thashë se mami nuk mund të jetë aty, ai më pyeti nëse do ta strukja atë (një pozicion i rehatshëm) dhe i thashë, ‘sigurisht që po’”, tha infermierja Annie Hager.

Kur Layla hyri në dhomë dhe pa se çfarë po bënte infermierja, shkrepi një foto që është ndarë qindra herë në mediat sociale. Ajo e kishte marrë në krahët e saj, në një pozicion ku 5 vjeçari ndiente më pak dhimje dhe më shumë siguri.
“Të gjithë duan që dikush ta trajtojë fëmijën tuaj ashtu siç do ta trajtonit ju, kështu që kur ktheva qafën dhe pashë këtë moment të bukur, vështrova të fejuarin tim dhe të dy ishin të mahnitur. Të dyve na u mbushën sytë me lot”, kujton ajo.
Kur Slade u kthye për një takim tjetër në spital, ai solli lule dhe një përqafim për mikeshën e re, ifermieren që e ndihmoi të ndihej më mirë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
