FOTO-LAJM/ Vajza që nuk largohej nga Ukraina pa qenin e saj
Një studente indiane 20-vjeçare, nuk u largua nga Ukraina pa qenin e saj.
Arya Aldrin dhe qenushja e saj pesë muajshe, Zaira, ndërmorën një udhëtim rraskapitës nga qyteti i Vinnytsya në Rumani, nga ku u evakuuan me një fluturim qeveritar indian.
Kur filluan zhurmat e luftës në Ukrainë, Arya thotë se mendimi i saj i vetëm ishte, “çfarëdo që të ndodhë, unë nuk mund të largohem nga qeni”.
Gjatë rrugës për në kufirin rumun, asaj iu desh të bënte 20 km, duke mbajtur Zaira në pjesën më të madhe të rrugës – ndërsa përballej me një dhimbje shpine..
Përkushtimi i saj ndaj qenit e ktheu atë në inspirim, megjithëse disa pyetën pse qeveria indiane duhet të strehojë kafshët kur njerëzit ishin në rrezik.
Por Arya thotë se Zaira nuk zuri hapësirën e destinuar për njerëzit – ajo udhëtoi në një kafaz në pjesën e ngarkesave të fluturimit të tyre.
“Unë jam një studente mjekësie – ne jemi mësuar të shpëtojmë jetë pa diskriminim. Nëse unë do të lija pas qenushen time kjo nuk do kishte ndihmuar dikë,” thotë ajo.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
