Foshnja e lindur me gjysmë zemre fiton shansin e dytë të jetës
Një foshnje britanike e lindur me gjysmë zemre ka marrë ndoshta dhuratën më të mirë për këtë festë, një shans i dytë për të jetuar.
Para se lindte vogëlushi u diagnostikua me sindromin hipoplastik të zemrës së majtë, një gjendje e rrallë e cila bën që organi të mos zhvillohet plotësisht. Problemi i zemrës u identifikua gjatë kontrollit rutinë të nënës kur ishte shtatzënë 20 javëshe, thuhet në një postim në Facebook nga Fondacioni britanik i zemrës. Ai bëri një operacion të hapur në zemër dhe fatmirësisht duket se po shërohet.
Disa ditë pas lindjes i vogli pësoi probleme kardiake në dy raste. Problemet në zemrën e vogëlushit shkaktuan panik tek mjekët dhe familjarët ndaj vendosën t’i dhuronin një zemër të re. Në pesë javë, Douthwaite vazhdoi të ishte në listën e pritjes për transplantin i cili aktualisht ka rreth 6,500 njerëz të tjerë në të. Ndryshe nga të tjerët që duhet të presin muaj apo vite për të marrë një zemër të re, Douthwaite u përputh me një donator për disa javë.
“Ai është aq mirë saqë na ka bërë të ndjehemi krenar jashtë mase. Është një hero i vërtetë i jetës, luftëtar i vogël”, shkruajnë prindërit. Për prindërit e vogëlushit kjo është dhurata më e çmuar që mund t’i jepet në jetë si vogëlushit dhe atyre.
Douthwaite aktualisht po shërohet nga terapia nëntë-orëshe në një spital në Angli dhe pritet të kthehet në shtëpi në 2018. Por si të gjithë foshnjat e tjera që bëjnë transplant zemre edhe ai duhet të përdorë medikamente për gjithë jetën për të parandaluar komplikime, siç janë sulmet nga trupi që refuzojnë organin e ri.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.


