Sipërmarrjet në Japoni aplikojnë javën me 4 ditë punë
03/05/2022 Shpërndaje

Sipërmarrjet në Japoni aplikojnë javën me 4 ditë punë

Një numër gjithnjë e në rritje kompanish japoneze po aplikojnë javën me katër ditë pune me mundësinë për nëpunësit që të ekuilibrojnë më mirë jetën familjare me atë të punës.

Ose të kenë kohën e duhur për të përditësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. Lajmi është konfirmuar nga mediat japoneze, sipas të cilave shumë kompani e konsiderojnë një opsion të tillë një ndihmë për të tërhequr talente të reja ose për të mbajtur në vendet e tyre të punës ato ekzistuese.

E fundit mes kompanive të mëdha japoneze që ka mbështetur iniciativën është Panasonik Holdings Korporation. Kompania industriale deklaroi se java e punës prej katër ditësh do të vihet në dispozicion të disa të punësuarve brenda vitit fiskal që sapo ka nisur.

Qeveria japoneze inkurajoi reduktimin e ditëve të punës në linjat drejtuese të politikës ekonomike të miratuar një vit më parë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.