Paqe më shumë se kurrë në Irak: Ulet niveli i dhunës edhe gjatë Ramazanit
13/06/2018 Shpërndaje

Paqe më shumë se kurrë në Irak: Ulet niveli i dhunës edhe gjatë Ramazanit

Raporti i Kombeve të Bashkuara tregon se dhuna në Irak po bie në një ritëm të shpejtë madje edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të dhënat, të lëshuara nga Misioni i Asistencës i Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) dhe databaza e Numërimit të Trupave të Irakut të publikuara  në fillim të kësaj jave, thonë se vdekjet e civilëve kanë rënë nga 80% që nga e njëjta periudhë 5 mujore nga viti i kaluar.

Jo vetëm numri i civilëve të plagosur ka rënë me 68.4% por edhe numri i vdekjeve civile në lidhje me dhunën politike apo fetare është ulur me 76.4%.

Ndërkohë që dhuna kombëtare ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga koha kur arriti kulmin në vitin 2014, ky është rekordi më i ulët i vdekjeve civile që vendi ka dëshmuar që nga viti 2003, sipas Statistit.

AFP thotë se në maj, vendi arriti të mbajë zgjedhje parlamentare pa ndonjë kërcënim të madh të raportuar për sigurinë. Përveç kësaj, muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili filloi në mes të Majit, nuk ka dëshmuar ndonjë incident të madh të dhunshëm, për herë të parë për vendin gjatë viteve të fundit.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.