Florian Marku mposht Nathan Bendon
14/12/2019 Shpërndaje

Florian Marku mposht Nathan Bendon

Boksieri shqiptar Florian Marku ka korrur një tjetër fitore. Marku ka triumfuar me pikë pas gjashtë raundeve kundrejt boksierit Nathan Bendon.

Ka qenë një fitore e meritur dhe mjaft e duartrokitur nga arena e cila ishte e mbushur me shqiptarë, që kishin shkuar për të mbështetur Markun nga fillimi i ndeshjes deri në fund.

Floriani ka dominuar në pesë nga gjashtë raundet dhe në fund fitoi me vendin unanim, 60-55.

Të dy boksierët e peshës e 67 kilogramë zhvilluan një ndeshje të mire, e vlerësuar dhe nga ekspertët.

Ndeshjen e Markut e ndoqën edhe dy futbollistët e njohur, mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka dhe ai i Rangers, Eros Grezda.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.