Çmontohet kampi, Rama i dërgon në hotele të prekurit nga tërmeti
Kampi provizor i ngritur në stadiumin e Durrësit ku janë strehuar shumë banorë të goditur nga tërmeti, po çmontohet pasi qytetarët janë strehuar në hotele.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka bërë me dije lajmin ndërsa falenderon pronarët e hoteleve në Durrës, që strehuan qytetarët e prekur nga tërmeti.
“Nga sonte të gjithë do të jenë në të ngrohtë, me ushqim e krevat, falë pikërisht organizimit, koordinimit dhe mbi të gjitha gatishmërisë fantastike të sipërmarrësve të hotelerisë durrsake”, shkruan mes të tjerash kryeministri.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT TË GJITHË ATYRE që e realizuan këtë mrekulli të vogël, duke i bërë të panevojshme çadrat e emergjencës për fatkeqët në Durrës, pa u mbushur ende 48 orë nga thagma dhe pavarërisht ngarkesës së tmerrshme e të gjithanshme
Nga sonte të gjithë do të jenë në të ngrohtë, me ushqim e krevat, falë pikërisht organizimit, koordinimit dhe mbi të gjitha gatishmërisë fantastike të sipërmarrësve të hotelerisë durrsake
Nga nesër në mëngjes herët, nisim vizitat nëpër banesat e dëmtuara, për t’u siguruar se çdo familje në nevojë për një strehë të sigurtë, do ta ketë atë pa humbur kohë
#ShqipëriSolidare jep kontributin tënd në adresën unike:
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
