Fëmijët dhurojnë qindarkat në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti
28/11/2019 Shpërndaje

Fëmijët dhurojnë qindarkat në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti

Disa gjeste të vogla por që mbartin dashuri të madhe, janë shenjë e solidaritetit të të gjithë opinionit publik me të prekurit e tërmetit të datës 26 nëntor që shkaktoi një tragjedi.

Janë pikërisht këto foto, ku shihen disa fëmijë të vegjël që lypin rrugëve në kryeqytet, të cilët kanë dhuruar qindarkat e tyre. Ndihmat dhe mbështetja për familjet e dëmtuara kanë qenë të shumta, gjë që tregon se dashuria bën bashkë këdo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.