Familja rome gjen shpresë falë ndihmës së sistemit
Familja Nuredini e përbërë nga kryefamiljari Iljaz Nuredini, bashkëshortja Jalldëz, 3 vajzat e tyre dhe vjehrra jetonin në Qendrën Tranzitore të Emergjencave, ku merrnin shërbime bazike si paketa ushqimore, veshje, produkte higjeno-sanitare. Iljazi merrej me mbledhjen dhe shitjen e mbetjeve të ricikueshme, punë me të cilën siguronte të ardhura për familjen, ndërsa Jalldëzi kujdesej për fëmijët në shtëpi.
Në tetor 2015, familja përfiton banesë sociale dhe transferohet tek Blloku i Banesave Sociale në Shkozë. Por, pas disa kohësh Iljazi dënohetme burg (shitje të lëndëve narkotike) dhe familja pohon se ka vështirësi ekonomike dhe mungesë të të ardhurave.Jalldëzi nis të shfrytëzojë fëmijët në lypje për të siguruar të ardhura.
Më 10 Qershor 2016, familja merret në menaxhim nga punonjësit e Qendrës Komunitare Shkozë, ku Jalldëzi dhe fëmijët nisin të frekuentojnë shërbimet e qendrës. Ata nuk tregohen bashkëpunues, duke refezuar shpesh herë shërbimet. Pas burgosjes të Iljazit, për Jalldëzin përgjigjej më tepër Liria, vjehrra e saj. Pas punës bindëse të punonjësve dhe stafit të Qendrës Komunitare, u gjet rruga e komunikimit me Jalldëzin. Në janar të vitit 2017, u bë e mundur hapja e kartelave mjekësore në ambulancën nr.8 dhe nisi procesi i vaksinimit për të treja vajzat.
Më pas të treja vajzat e familjes u regjistruan në institucionet arsimore, e konkretisht në çerdhe, kopësht dhe shkollë. Jalldëzi u orientua drejt punësimit duke u regjistruar në zyrat e punës si dhe u asistua me dokumentacionin e nevojshëm për të bërë shpalljen e martesës me Iljazin, duke bërë celebrimin në burg, me datë 20 Prill 2018. Në 2018, Jalldëzi dhe vjehrra e saj Liria, u punësuan pranë ndërrmarjes Eco Tirana, ku punojnë aktualisht. Pas punësimit të tyre, situata e familjes ndryshoi, vajzat frekuentojnë kopështin parashkollor dhe shkollën duke mos dalë më në lypje.
Vajzat marrin gjithashtu shërbimin e mensës, orët mbështetëse edukative, si dhe kanë pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme që realizon nga qendra komunitarte. Në Prill 2019, në bashkëpunim me personazhin e njohur publik,Valbona Selimllarin dhe emisionin “Ma jep Dorën”, familjes Nuredini iubë e mundur mobilimi i shtëpisë. Ndërsa në Maj, me hapjen e Tregut të Rrobave të Përdorura në Shkozë, Liries ju ofrua edhe nje punë e dyte, duke i dhënë mundësi shitje në këto ambiente.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
