Fakte që duhet t’i dini për nuset minorene dhe martesat e fëmijëve
05/06/2018 Shpërndaje

Fakte që duhet t’i dini për nuset minorene dhe martesat e fëmijëve

Martesa e fëmijëve është një epidemi globale, e cila prek dhjetëra miliona vajza në mbarë botën. Megjithëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) lidhur me të drejtën e mbrojtjes së fëmijëve nga martesa thotë: “Martesa e një fëmije nuk do të ketë efekt ligjor dhe të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë legjislacionin, do të merren për të përcaktuar një moshë minimale për martesë”.

Këtu janë disa statistika alarmante për gjendjen e martesës së fëmijëve: Një e treta e vajzave në botën e zhvilluar janë të martuara para moshës 18 vjeç. Një në 9 vjet është martuar para moshës 15 vjeçare. Nëse trendet e tanishme vazhdojnë, 142 milion vajza do të martohen para 18 vjetorit të tyre gjatë dekadës së ardhshme, kjo është mesatarisht 14.2 milionë vajza çdo vit. Shumica e martesave të fëmijëve ndodhin në Afrikën Perëndimore dhe Lindore dhe Azinë Jugore.

UNICEF vë në dukje se “Në të gjithë globin, normat e martesës së fëmijëve janë më të lartat në Azinë Jugore, ku gati gjysma e të gjitha vajzave martohen para moshës 18 vjeç, rreth një në gjashtë janë martuar para moshës 15. Kjo pasohet nga Perëndimi, Afrika Qendrore, Afrika Lindore dhe Jugore, ku 42 për qind dhe 37 për qind, përkatësisht të grave ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç u martuan në fëmijëri”.

Megjithatë, ndërkohë që numri më i madh i nuseve vajza ndodhen në Azinë Jugore për shkak të madhësisë së popullsisë, vendet me përhapjen më të lartë të martesës së fëmijëve përqendrohen në Afrikën perëndimore dhe nënsahariane. Gjatë dekadës së ardhshme, 100 milionë vajza do të bëhen nuse në fëmijëri. Përqindja e vajzave që martohen para moshës 18 vjeç në vende të ndryshme është alarmante.

Nigeri: 82%; Bangladesh: 75%; Nepal: 63%; Indi: 57%; Uganda: 50%

Pse martesa në fëmijëri i rrezikon vajzat? Ato që martohen në fëmijëri përjetojnë rrezik më të lartë të dhunës në familje, abuzimit martesor (përfshirë abuzimin fizik, seksual ose psikologjik) dhe braktisjen.

Qendra Ndërkombëtare për Hulumtime për Gratë kreu një studim në dy shtete në Indi dhe zbuloi se vajzat që ishin martuar para 18 vjeç kishin dy herë më shumë gjasa të rriheshin, shaheshin ose  kërcënoheshin nga burrat e tyre sesa vajzat që u martuan më vonë.

Martesa e fëmijëve rrit vdekshmërinë e nënës dhe normën e vdekshmërisë foshnjore. Në fakt, shtatzënia është vazhdimisht ndër shkaqet kryesore të vdekjes së vajzave nga 15 deri në 19 vjeç në të gjithë botën. Vajzat që mbeten shtatzëna nën moshën 15 vjeç ka pesë herë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes sesa gratë që lindin në moshën 20-vjeçare.

Faktorët e rrezikut për vajzat e reja që bëhen me fëmijë janë rritur shumë. Për shembull, 2 milionë gra në mbarë botën vuajnë nga fistula obstetrike, një ndërlikim debilitues i lindjes, veçanërisht i zakonshëm në mesin e vajzave fizikisht të papjekura.

Pabarazia seksuale në martesën e fëmijëve rrit rrezikun e AIDS. Për shkak se shumë prej tyre shpesh martohen me burra të moshuar me më shumë përvojë seksuale, nuset e reja përballen me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga HIV dhe zhvillimin e AIDS, thuhet në studime.

Martesa e fëmijëve ndikon negativisht në edukimin e vajzave. Në disa nga vendet më të varfra, vajzat e përgatitura për martesë të hershme nuk shkojnë në shkollë. Ata që e bejne shpesh detyrohen të braktisin pas martesës.

Vajzat me nivele më të larta të shkollimit ka më pak gjasa të martohen që fëmijë. Për shembull, në Mozambik, rreth 60 përqind e vajzave pa arsim janë martuar nën 18 vjeç, krahasuar me 10 përqind të vajzave me arsim të mesëm dhe më pak se një përqind e vajzave me arsim të lartë.

Martesa e vajzave fëmijë është e lidhur me nivelet e varfërisë. Vajzat që kanë më shumë gjasa të vijnë nga një familje e varfër, kanë më shumë gjasa të vazhdojnë të jetojnë në varfëri. Urojmë dhe shpresojmë që zgjedhja për martesë të jetë në dorë të vetë vajzave kur të jenë në moshë madhore, pasi është tepër e rëdësishme që ato të arsimohen dhe të jenë të rritura dhe pregatitura për të marrë vendime të tilla që të ndryshojnë jetën.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.