71 vjet nga kryengritja antikomuniste e Postribës, fundi i dhunës së egër
08/09/2017 Shpërndaje

71 vjet nga kryengritja antikomuniste e Postribës, fundi i dhunës së egër

Kryengritja e Postribës e ndodhur më datë 9 Shtator 1946, është ndër kundërshtimet e para të armatosura të malësisë së Shkodrës kundër pushtetit komunist jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë kampin komunist në Europën Qëndrore dhe Lindore.

Më datë 9 shtator, është 71 vjetori i përkujtimit të kësaj kryengritjeje. Që nga ky muaj kanë kaluar 71 vite nga ajo ngjarje, që u kushtoi jetën dhjetëra shqiptarëve, të cilët luftuan kundër komunizmit, pasi e kuptuan që s’kishte të ardhme me këtë sistem.

Jup Kastratit, është njëri prej organizatorëve të kryengritjes antikomuniste të Postribës, i vetëvrarë për të mos rënë në duar të komunistëve. Komuna e Postribës shtrihet në pjesën verilindore të qytetit të Shkodrës, me qendër te Ura e Mesit, e përbërë nga 12 fshatra. Populli i kësaj zone, historikisht përmendet për trimëri, besë, bujari dhe punëdashës.

Kalaja e Drishtit e ndërtuar mesjeten e hershme para sundimit të Venedikut, ndërsa rrugët janë të shtruara me kalldrëm. Një vend të rëndësishëm zënë banorët e Postribës, në historinë e rrethit të Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Ato luftuan me trup, me jetë në mbrojtjen e Shkodrës dhe gjithë vendit. Adem Haxhia i Boksit, u priu 200 luftëtarëve nga Postriba. Shqiptarët ashtu si pastriborët e kuptuan mashtrimin e madh komunist, natyrën antinjerëzore, antidemokratike, antifetare, antiperëndimore ndaj iu kundërvunë asaj për ta hedhur poshtë.

Çdo vit me rastin e përvjetorit të kësaj krryengritje janë mbajtur takime, evente përkujtimore. Kështu do të ndodhë dhe në 71 vjetorin e kryengritjes së Postribës. Ditën e sotme do mbahet një tubim shencor përkujtimor me studjues, intelektualë bashkë me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) në përkujtim të kësaj dite.

Disa nga komtuesit kryesorë në këtë tubim do të jenë Hamza Kazazi (i biri i Jup Kazazit, kreut të kësaj kryengritjeje), studiuesi dhe historiani Uran Butka, studiuesi Çelo Hoxha, drejtori i ISKK, Agron Tufa, Nebil Çika, kryetar i shoqates se te perndjekurve antikomuniste… Tubimi shkencor mbahet në sallaën e Unesco-s, Muzeumi Historik Kombëtar, ditën e premte, datë 8 shtator, në orën 11.00.

Intelektualë shqiptarë, qytetarë të thjeshtë morën pjesë në këtë lëvizje me vlera të mëdha në planin lokal, kombëtarë, politik dhe gjeopolitik. Ish-kryeministri britanik. Marrveshja e Jaltës, për Shqipërinë dhe për kombin shqiptarë ishte një katastrofë e vërtetë në planin politik ekonomik e shoqëror.

Kosova u bë pjesë e federatës ish-Jugosllave dhe Shqipëria dhe shqiptarët, vuajtën për 50-vite një prej diktaturave ma të egra të njerëzimit. Intelektualë, nacionalistë, ish-tregtarë, njerëz të pafajshëm, përjetuan diktaturën dhe dhunën më të egër në të gjithë Evropën, derisa vendosën të ngrinin krye.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.