Qeni i verbër humbet në det, shpëtohet me helikopter
31/08/2018 Shpërndaje

Qeni i verbër humbet në det, shpëtohet me helikopter

Një qen i verbër u shpëtua me një helikopter në plazhin Lepe në Hampshire, në Angli të martën pasdite.

Mark Cowing po luante me qenin e tij, ndërsa ky i  fundit u distancua pak prej të zotit duke u futur më në thellësi të detit.

Kur u largua 20 -30 metër, Mark shkoi ta shpëtojë atë. Qeni iu zhduk nga sytë dhe ai për një çast mendoi se u mbyt. Filloi të bërtiste për ndihmë dhe për fat të mirë, një zotëri 71 vjeç, e ndihmoi Markun të dilte në breg.

Mrekullisht, një helikopter e gjeti qenin që luftonte 200 metra në det të hapur dhe drejtoi një varkë shpëtimi në vendin ku ishte. Anëtari i anijes së shpëtimit u hodh në det dhe e tërhoqi qenin e lodhur për në barkë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.