Ermal Metës “s’i bëjnë dot asgjë”
08/02/2018 Shpërndaje

Ermal Metës “s’i bëjnë dot asgjë”

Ermal  Meta dhe Fabrizio Moro e kanë mposhtur ankthin, vazhdojnë të qëndrojnë në garë pas pezullimit të përkohshëm të këngës së tyre “Non mi avete fatto niente” për çmimin e edicionit të 68-të të Festivalit më të madh të muzikës italiane Sanremo 2018, ku u akuzuan për ngjashmëri të mëdha me kënkën “Silenzio” e prezantuar në “Sanremo Giovani” të vitit 2016, nën interpretimin e Ambra Calvani e Gabriele De Pascali me këngën aktuale.

Mirëpo pas verifikimeve vjen lajmi i mirë nga “Rai” se kjo këngë  nuk ka përse përjashtohet nga konkurrimi, ndonëse ka ngjashmëri në disa fragmente me këngën  “Silenzio”, nuk ka shkelje të rregullave të festivalit. “Pas vlerësimeve të bëra, Rai del në përfundim se kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nuk përjashtohet nga konkurrenca, sepse përputhet me rregulloren”, njoftohet nga Rai .

Këngëtari Meta dhe ai italian Moro të cilët u konsideruan si pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e edicionit të 68, tanimë e kanë ende këtë mundësi dhe urojmë t’ja dalin mbanë. Në deklaratën e Rait, u konstatua se të dy pjesët e këngëve kanë skica, kohëzgjatje, tekste dhe melodi të ndryshme.

Ngjashmëria nuk kalon një minutë dhe tre sekonda në një kohëzgjatje totale të këngës prej 3 minutash dhe 24 sekondash. Shkaku i ngjasimit mes dy këngëve vjen për faktin se janë bërë nga i njëjti person, Andrea Febo. Andrea Febo dhe Ermal Metës si përfundim pas gjithë zhurmës mediatike, “nuk u bëhet asgjë”. Gara vazhdon njësoj, të presim rezultatet në fund.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.