Njihuni me 5 të rinjtë që ruajnë traditën e iso-polifonisë
Ata janë 5 të rinj nga qyteti bregdetar i Vlorës. Janë bashkuar duke formuar grupin muzikor të iso polifonisë “Zërat e Shushicës”. Me profesione të ndryshme por me një pasion të madh për muzikën, Erges Limaj, Mirjan Agaraj, Mikel Sadikaj, Fjorelo Barjamaj, Artionil Shiroka për pozitivi.org tregojnë lidhjen e fortë që kanë me muzikën popullore.
Ju jeni një grup muzikor që ju ka bashkuar kënga popullore, prej sa pjestarësh përbëhët grupi juaj?
Ne jemi një grup prej 5 pjestarësh që kemi pasion muzikën popullore. Dhe pse jemi në profesione të ndryshme na lidh muzika që ne e duam aq shumë. Grupi ynë muzikor quhet “Zërat e Shushicës” përmes këtij grupi ne kemi qëllim që ruajmë dhe ta tejcojmë traditën. Emri I grupi “Zërat e Shushicës” është marrë nga lumi që përshkon krahinën e fshatrave të Vlorës andej nga janë të gjithë pjestarët e grupit.
Sa vite keni që merreni me muzikë?
Të gjithë ne e kemi të trashëguar muzikën popullore nga familjet tona. Kanë qënë gjyshërit, prindërit që kanë kënduar në dasma apo koncertë të zhvilluara në qytetin e Vlorës që na kanë lidhur ngushtë me muzikën popullore. Fillimisht kemi qënë solist ndërsa prej 3 vitesh kemi formuar grupin “Zërat e Shushicës”. E kemi njohur njëri tjetrin rastësisht, ndërsa më pas na lindi ideja për të krijuar grupin e iso polifonis duke qënë se nga brezi i ri kjo tradit po humbet. Zërat e Shushicës është emri i grupit, pasi Shushica është lumi që përshkon krahinën e fshatrave të Vlorës andej nga jemi të gjithë pjestarët e grupit.
Cilat është zhanri muzikore që ju këndoni më shumë?
Ne këndojmë të gjitha këngët popullore, po kryesisht Iso polifornia. Të ne e duam si zhaner muzikor por mbi të gjitha dhe njerëzit e kanë shumë dëshirë.
Ku keni mësuar te ia merrni isos?
Kanë qënë drekat – darkat, apo gëzimet familjare që na kanë afruar me shumë me muzikën, pasi kënga labe nuk mund të këndohet lehtë.
Cilat janë evenimentet që ju merrni pjesë?
Vera për ne është periudha më e ngarkuar duke qënë se kemi ftesa të shumta në dasma. Pjesa më e bukur është se njerëzit vazhdojnë ta duan muzikën popullore. Janë moshtarët tanë që me shumë kuriozitet pyesin për grupin tonë. Përvec dasmave ne marrim pjesë në koncerte në ditëlindje apo evenimente të ndryshme.
Cilet janë planet tuaj do vazhdoni të këndoni si një grup?
Për ne është shumë e rendëishme që ta mbajme gjallë këtë grup për të përcjell kështu traditën dhe në brezat e ardhshëm ashtu sic kemi bërë deri më sot.
#shkarko muzik #muzik shqip #muzik #shkarko muzik shqip
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
