Tërmeti/ Ermal Meta merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për një familje
02/12/2019 Shpërndaje

Tërmeti/ Ermal Meta merr përsipër ndërtimin e shtëpisë për një familje

Një tjetër gjest human për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Këngëtari i njohur Ermal Meta ka vendosur të marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë për një familje të dëmtuar nga tërmeti.

Si shumë shqiptarë dhe jo vetëm, i prekur nga gjendja në të cilën ndodhet vendi ynë edhe ai ështe sensibilizuar duke dhënë kontributin e tij. Ermali përmes një postimi ka njoftuar se i bashkohet apelit të Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, ka thënë Ermal Meta.

https://www.instagram.com/ermalmetamusic/?utm_source=ig_embed

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.