Bisnesmeni paguan arsimimin e qindra studentëve
20/05/2019 Shpërndaje

Bisnesmeni paguan arsimimin e qindra studentëve

Hapja e ceremonisë për klasën 2019 në Morehouse College’s ishte më shumë se vetëm një fjalim frymëzues.  Një miliarder i famshëm ka paguar miliona dollarë për t’u arsimuar qindra studentë. Ai quhet Robert F. Smith dhe ka  marrë përsipër të paguajë të gjitha detyrimet e shkollimit për 400 studentë.

Ai njoftoi se do të paguante të gjithë borxhin e të gjithë studentëve. Robert Frederick Smith është një biznesmen amerikan, paga e të cilit është 5 miliardë dollarë. Inxhinieri 56-vjeçar i kthyer në investues bankar, njoftoi gjatë fjalimit se familja e tij po krijon një grant për të paguar borxhin e studentëve të të gjithë klasës së diplomimit.

“Në emër të tetë brezave të familjes sime që kanë qenë në këtë vend, ne do të vendosim pak  karburant në autobusin tuaj”, tha Smith duke deklaruar se do te paguajë shpenzimet për mbi 400 të diplomuar. “Kjo është klasa ime, 2019. Dhe familja ime është duke bërë një grant për të eliminuar kreditë studentore”. Dhurata është vlerësuar rreth 40 milionë dollarë, raportoi Journal-Constitution.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.