Emigroi në adoleshencë pasi i vdiq babai, si i ndryshoi fati të riut shqiptar në Francë
26/10/2017 Shpërndaje

Emigroi në adoleshencë pasi i vdiq babai, si i ndryshoi fati të riut shqiptar në Francë

Çereku i popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit, gati 40%. Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e PeëResearchCenter është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë, shkruan pozitivi.org. Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tre janë destinacionet kryesore: Italia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Arsye kryesore që i shtyn shqiptarët të marrin rrugën e emigracionit janë kushtet ekonomike. 20 vjeçari nga Shqipëria Adnan Sada, emigroi për në Francë pasi i kishte vdekur i ati. Në Avranches ka arritur më 6 shtator 2014, ndërsa tani jeton në Brécey. Ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Në moshën 8 vjeçare ka nisur të punojë, për të siguruar të ardhura për familjen, shkruan Pozitivi. Pas humbjen së babait, mbeti vetëm me gjyshërit, ndaj u detyrua të marrë rugën e emigracionit për të siguruar kushte për jetesë. “Nuk isha i sigurt në Shqipëri. Në erdhëm nga Milano në Paris, dhe pastaj në Avranches”.

Mirëpo duket se jeta tashmë i ka marrë një tjetër rrjedhë, e fati i ka buzëqeshur. Vitin e kaluar, ai mori mësime franceze në qendrën sociale të Brécey dhe e mësoi gjuhën shumë mirë. Ka një komunikim të rrjedhshëm, e kjo e ka ndihmuar jashtë mase. Më pas ka punuar në një piceri me emrin Le P’tit Nicolas, çdo ditë. Që nga 26 shtatori i vitit 2016, ai është në shërbimin e CAP, në vitin e dytë për mësimin e gjuhës franceze, në një tjetër nivel. Vit pas viti ka pasur mundësi më të mira, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Tashmë ka fituar mundësinë të punojë në një restorant të mirë të njohur si L’As Gourmand.

Franca i duket një vend mjaft i qetë dhe i bukur, e pëlqen të vazhdojë të qëndrojë aty. Për disa ditë, ai do të kalojë kartën e qëndrimit dhe shpreson që t’i të rinovohet. Me sakrifica dhe vuajtje e ka nisur që në fëmijëri por tashmë duket se gjërat po i shkojnë në vijë të duhur. Edhe pse jo në Shqipëri rëndësi ka që shqiptarët kudo që janë të bëjnë një jetesë të qetë e pa vuajtje.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.