Ekspozimi ndaj mesazheve të planifikimit familjar
Informacioni mbi nivelin e ekspozimit publik ndaj llojeve të medias i lejon politikëbërësit të përdorin mediat më të efektshme për të ushtruar ndikim te grupet e ndryshme të popullsisë.
Për të vlerësuar efektshmërinë e mediave lidhur me përhapjen e informacionit mbi planifikimin familjar, ADHS 2008-09 i pyeti të gjithë të intervistuarit, femra dhe meshkuj, në Raportin Demografik dhe Shëndetësor nëse në muajt e fundit kishin dëgjuar ndonjë mesazh mbi planifikimin familjar në radio apo televizion, apo nëse kishin lexuar për të në një gazetë apo revistë.
Raporti tregon që më shumë se gjysma e femrave (54 përqind) raportuan se kishin parë një mesazh mbi planifikimin familjar në televizion gjatë muajve të fundit, më shumë se një në dhjetë (11 përqind) kishin dëgjuar mbi planifikimin familjar në radio dhe thuajse një e katërta (24 përqind) kishin lexuar për të në një gazetë apo revistë.
Një përqindje relativisht e lartë – më shumë se katër në dhjetë femra (43 përqind) – nuk kishin marrë ndonjë mesazh mbi planifikimin familjar prej ndonjërës nga këto media. Meshkujt kanë më pak gjasa se sa femrat që të raportojnë se kanë marrë mesazhe mbi planifikimin familjar. Më pak se një e katërta e meshkujve (22 përqind) kishin dëgjuar mbi planifikimin familjar në televizion, vetëm 5 përqind kishin dëgjuar mesazhe mbi planifikimin familjar në radio, dhe 10 përqind e kishin marrë këtë informacion nëpërmjet gazetave apo revistave.
Thuajse tre të katërtat e meshkujve (74 përqind) thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjë gjë mbi planifikimin familjar në asnjë nga këto tri burime të medias gjatë muajve të fundit. Metoda e preferuar e kontracepsionit për përdorim në të ardhmen Shpërndarja në përqindje e femrave aktualisht të martuara në moshën 15-49 vjeç që nuk janë duke përdorur një metodë kontraceptive por kanë në plan të përdorin në të ardhmen sipas metodës së preferuar, sipas segmenteve të gjera të grupmoshave.
Numri i femrave 148 141 290 84 | Planifikimi Familjar Përgjithësisht, të intervistuarit më të shkuar në moshë dhe më të rinj kanë më pak gjasa të kenë parë apo dëgjuar një mesazh mbi planifikimin familjar se sa ata që janë në vitet e para të riprodhimit.
Ekspozimi ndaj mesazheve të planifikimit familjar nëpërmjet burimeve të medias është më i lartë në zonat urbane se sa në zonat rurale dhe më i lartë te femrat e Tiranës Urbane se sa te femrat e rajoneve të tjera. Ekspozimi ndaj mesazheve mbi planifikimin familjar është më i ulëti në rajonin Malor si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Së fundi, ekspozimi ndaj mesazheve mbi planifikimin familjar rritet me nivelin e arsimit dhe indeksin e pasurisë. Kjo u realizua me mbështetjen e UNFPA. #UNFPA Albania
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
