Papa Françesku: Gruaja nuk është për të larë enët, ajo është harmonia e planetit
28/12/2019 Shpërndaje

Papa Françesku: Gruaja nuk është për të larë enët, ajo është harmonia e planetit

Fjalimi i Papa Francesut në kishën e Santa Marta fliste për rolin e gruas duke e vlerësuar atë si kuptimi dhe harmonia e planetit.

Pjesa më goditëse e fjalimit të Papës ishte kur thotë se çdo grua është një qenie unike dhe e paimitueshme që përçon vetëm dashuri.

Papa Françesku u shpreh se ne flasim për gratë në mënyrë shumë funksionale kur në të vërtetë gruaja sjell një pasuri që mashkulli nuk e gjen në botë, gruaja sjell harmoni në Krijim. Qëllimi i saj nuk është që të lajë enët, por është ta bëjë botën më të bukur duke e mbushur me dashuri dhe butësi.

“Shumë herë kur flasim për gratë flasim në mënyrë funksionale. Gruaja sjell një pasuri që burri nuk e ka: gruaja sjell harmoni. Kur nuk ka grua, nuk ka harmoni.

Burri dhe gruaja nuk janë të barabartë, nuk janë më superior se njëri-tjetri, jo. Gruaja sjell harmoni që na mëson të ushqejmë dashuri dhe butësi, dhe që e bën botën një gjë të bukur. Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!”, tha Papa.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.