TRANZICIONI I FAMILJES NGA MODERNIZMI PO RREZIKOJME SKARCITET E SHPËRBËRJE?
22/01/2023 Shpërndaje

TRANZICIONI I FAMILJES NGA MODERNIZMI PO RREZIKOJME SKARCITET E SHPËRBËRJE?

Si ka qenë dhe si ka ndryshuar institucioni i familjes shqiptare dekadat e fundit, dhe roli i bashkëshortëve brenda saj. Personazhet e intervistuar, një çift i ri i sapo martuar dhe një çift i martuar prej 6 dekadash tregojnë se sa larg janë në mendimet e tyre për familjen.

Fiqiri e Bahrie Reçi  me plot 65 vite dashuri, dhe 4 vajza rrëfejnë se u martuan 64 vite më parë. Njohja ishte tipike, dikush mendoi të bënte mblesëri dhe i prezantoi. Pastaj vendimin për të marrë ose jo bashkëshorten e ardhshme i takonte Fiqiriut, sepse Bahria në atë kohë vetëm 15 vjeçe nuk kishte asgjë për të thënë. Fati deshi që të jetonin të lumtur brenda një familje të madhe, me prindërit e Fiqiriut dhe 5 motrat e tij, të gjithë bashkë. Sot Fiqiriu 88 vjeçar këmbëngul: Martesa është forma e duhur tradicionale për të lidhur jetën.

Por nëse ata jaë kundër bashkëjetesës, krejtësisht mendim tjetër e formë tjetër martese kanë zgjedhur  Erdit Xhengo dhe Jorka Xamo. Si një çift bashkëshortësh të rinj që kanë zgjedhur të njohin fllimisht njëri tjetrin, të kalojnë fazën e bashkëjetesës deri sa kanë kalur në martesë.

Që muajin e tretë nisën të jetojnë bashkë, për të njohur njëri tjetrin. Ata janë brezi që i marin vendimet bashkë. Janë pro idesë së jetesës më vete edhe pse e shohin si ndihmë nëse do të kishin prindërit pranë, por nuk është ajo jetesa që preferojnë.

Këto përballje brezash që përfaqësojnë 2 çiftet i zbërthen sociologu Gëzim Tushi. Ai analizon në detaje kalimin nga familja tradicionale në familjen modeerne dhe gradualisht në familjen post moderne.

“Familja është një prej institucioneve më të rëndsishme të shoqërisw që ka një lloj pavarësie dhe identiteti strukturor por reflekton edhe ndryshimet që ndodhin në shoqëri. Doemos shoqëria shqiptare në këto 30 vjet ka pësuar ndryshim apokaliptik nga pikëpmja strukturore sociale politike dhe ekonomike të cilat do të reflektoheshin edhe te famlja si strukturë, si role, si pozicione, si përgjegjësi të saj. Kalimi nga familja tradicionale në familjen e sotme moderne dhe gradualisht drejt familjes post moderne do të thotë që së pari ka ndryshuar struktura. Në qoftë se familja tradicionale në përgjithësi ishte një familje numeroze ku ishin bashkë të gjitha përgjegjësitë, një familje që kithhe parimet, konceptet, mënyrën se si funksiononte u kalua te familja moderne ose familja bërthamore e përbërë nga burri, gruaja dhe fëmijët. Kjo prirje ka sjellë edhe ndryshime të tjera si kalimi nga familja patriarkale maskiliste në familjen e sotme që ka një proces të thellë brendshëm të demokratizimit të saj. Ky është një hap i rëndësishëm i familjes shqiptare”.

Por shifrat tregojnë se divorcet janë shtuar ndërkohë që janë ulur martesat.

Divorcet në vitin 2020 Martesat në vitin 2020

Sipas Tushit, edhe divorci mund të jetë shenjë emancipimi në shoqëri por analiza shkon akoma më tej për të kuptuar nëse modernizmi i familjes është diçka pozivie apo jo: Anët negative janë ulje e përgjegjësisë së prinderimit, shtimi i koflikteve të bashkëshortëve, mungesa e qendrueshmërisë së familjes gërryerja e familjes prej konflikteve të brendshme, acideve të modernitetit që sjellin rritjen e numrit të divorceve. Familja moderne e ka të pranishëm divorcin. Nuk është gjë e keqe sepse është emancipim në lirinë e saj por zgjerimi në përmasa të tilla në familjen shqiptare ka sjëllë skarcitet në dukje të familjes por ka shtuar edhe përgjegjësitë sociale, pasojat sociale si mbetja e grave nëna të vetme, shtim të fëmijëve të braktisur që kthehen në jetimë sociale. Procesi i tranzicionit të familjes është kompleks e duhet parë në anët pozitive dhe negative të këtij procesi”.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.