
Dy motrat shqiptare, vlogere të suksesshme në Itali
Steisi dhe Eleni Zylfo janë dy motra shqiptare që kanë lindur dhe jetojnë në shtetin fqinj, Itali.
Të dy motrat ngjajnë si binjake, por në fakt, ato kanë një diferencë prej 2 vitesh me njëra tjetrën.
Prej kohësh kanë krijuar vlogun e tyre në gjuhën shqipe, në të cilin hedhin video të realizuara mjeshtërisht. Ato në postimet e tyre kanë mijëra klikime në Youtube. Për pozitivi.org motrat Zylfo tregojnë më tepër vlogun e tyre.
Steisi dhe Eleni ju jeni dy motra shqiptare që keni lindur në Itali, por që prej gati dy vitesh jeni bërë të njohura për publikun shqiptare me video të ndryshme në vlogun tuaj, në cfarë moshe keni filluar të bëni videot e para?
Jemi dy motra shqiptare, kemi lindur në Itali. Kemi hapur një vlog, e jemi bërë të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe ngadalë po njihemi në Itali. Kemi filluar të bëjmë vlog në shqip rreth 3 vite më parë. Ideja për të hapur këtë vlog ka qënë e Steisit, po më pas filloi ta pëlqente të të dyjave dhe na ndhmuan dhe familjarët.

Ju bëni video të ndryshme, po cila është videoja më e pëlqyer nga ndjekësit
Ne bëjmë shumë video të ndryshme por më e preferuar për ndjekësit tonë janë videot e frikshme dhe kurthe që realizojmë por mund të themi që deri tani të gjitha videot kanë qënë të suksesshme pasi e folura në gjuhën shqipe me theks italian i bën videot më gazmore dhe më të pëlqyera.
Sa kohë ju merr nga dita juaj realizimi i një videoje për vlogun tuaj?
Për të realizuar një vlog na merr një ditë, por kjo varet dhe nga tematika e videos që ne do realizojmë, pasi ka raste që për të përgatitur një video për vlog merr dhe disa ditë. Ndërsa për të bërë sfida merr dhe dy orë ose tre orë e gjysëm.

Videot që ju realizoni janë në gjuhën shqipe, pse keni zgjedhur ti realizoni në shqip?
Ne kemi zgjedhur të realizojmë videot në shqip për të përmirësuar gjuhën shqipe dhe na pëlqen ideja që ta dimë gjuhën tonë sa më mirë për ta folur. Në fakt një arsye kryesore janë gjyshërit tonë, pasi ata nuk e flasin gjuhën italiane dhe për respekt të tyre donim që të flisnim shqip kur të shkonim në Shqipëri. Vlogu në shqip ishte mënyra më e mirë për ta praktikuar.
Shpesh ju thonë që jeni si binjake dhe pse keni dy vite diference me njëra tjetrën, si ndiheni për këtë, ju pëlqen?
Shpesh na ndalojnë dhe na pyesin a jeni binjake. Na pëlqen kur na thonë kështu, pasi që kur kemi qënë të vogla jemi veshur njësoj. Ne jemi shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe kjo është gjëja më e bukur të dëgjojmë se jemi identike dhe në paraqitje.
#flamuri Italian #shqiperia ime #shqiperia qe duam #shqiperia #harta e Kosoves #harta e Shqiperise
Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?
Në këto kohë ne mendojmë të vazhdojmë me vlogun tonë, ndërsa kur të rritem duam të mbetemi sërish tek rrjetet sociale. Duam shumë të marriim pjesë në një program televiziv. Madje që këtë shtator do jetë hapi ynë i rradhës, shpresojmë që të shkojë më lart kjo ide e jonë. Por gjithashtu një dëshirë e jona e përbashkët është dhe bota e modës, stilimet, aktrimi. Na do vazhdojmë të eksplorojmë në shumë fusha që të shkojmë sa më lart.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.