Çdo fëmijë ëndërron një ditëlindje plot surpriza si ajo e Eloisit
29/12/2017 Shpërndaje

Çdo fëmijë ëndërron një ditëlindje plot surpriza si ajo e Eloisit

Në  të njëjtën ditë me Krishtlindjet Eloisi ka festuar vitin e 4 të lindjes. Për të çdo vit ditëlindja është e veçantë. Pranë si çdo ditë ka njerëzit më të dashur për të, 2 prindërit, motrën, vëllain së bashku me shokët dhe shoqet.

Në këtë video të Pozitivit janë përmbledhur disa nga momentet kryesore të festës, kur vogëlushi surprizohet nga princesha, që në këtë rast është motra e tij dhe babagjyshi, që është i vëllai. Ata kanë menduar çdo gjë me detaj, dhe ia kanë dalë t’ia bëjnë këtë 4 vjetor më të bukur se ditëlindjet paraardhëse. Të gjithë fëmijët besojnë tek babagjyshi, dhe asnjëherë nuk  ngurrojnë të shprehin  dëshirat që kanë për Vitin e Ri. Por jo të gjithëve iu  plotësohen. Eloisi  ka qenë si  gjithmonë me fat. Të gjitha dëshirat i janë plotësuar, duke ia bërë ditëlindjen dhe më të bukur.

Siç shihet në videon e dërguar për pozitivi.org, momenti kur 4 vjeçari hap dhuratat është kaq i bukur. Ai fluturon nga gëzimi kur shikon sa shumë gjëra i ka sjellë babagjyshi, dhe me vrap i hap të gjitha një nga një. Momente të bukura në një familje të gëzuar. Kur gjërat bëhen me dashuri  dhe përkushtim, siç ka ndodhur me Eloisin, padyshim që shoqërohen vetëm me çaste të bukura.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.