Asnjë kompromis më sigurinë ushqimore, BE 17 mln euro Shqipërinë
18/05/2020 Shpërndaje

Asnjë kompromis më sigurinë ushqimore, BE 17 mln euro Shqipërinë

Siguria ushqimore është një ndër sektorët më vëmendje më të shtuar për sa i takon investimeve dhe pritshmërive që ka Bashkimi Europian në lidhje me masat e marra të vendit tonë në këtë moment të rëndësishëm në të cilën ndodhet Shqipëria. Siguria ushqimore ka një ndikim rrënjësor në shëndetin e qytetarëve, në ekonominë e vendit dhe ndaj përqendrimit të investimeve në këtë sektor. Ndikimi në ekonomi si rezultat i integrimit është një ndër çështjet më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Nisur nga rezultatet e anketimit “Eksplorimi drejt BE-së për t’u përgatitur më mirë në rrugëtimin tonë” – çështjen për të cilën shqiptarët janë më të interesuar është ajo ndikimit që ka integrimi në ekonominë e vendit.
Siguria ushqimore është jetike dhe ka vëmendjen më të madhe të vetë BE përmes mekanizmave të financimit por edhe detyrim i vendit tonë për të garantuar konsumatorët dhe një kushtet e rëndësishme në procesin e integrimit.

Nga viti 2009 deri në vitin 2020 BE përmes 4 projekteve ka investuar 17 mln Euro dedikuar sigurisë ushqimore.

Investimi i tillë, më së shumti përmes projekteve IPA,është një dëshmi për rëndësinë që i kushton Bashkimi Europian sigurisë ushqimore dhe masave që duhet të marrë vendi ynë në aspiratën për të qenë pjesë e unionit. Shëndeti i konsumatorëve është prioritare për BE dhe Shqipëria duhet ta shoh me seriozitetin maksimal këtë sektor.

Projektet e BE-së në këtë fushë kanë mundësuar ndër të tjera, krijimin e Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, ndërtimin e rrjetit të laboratorëve të AKU-së dhe pajisjen e tyre me teknologjinë bashkëkohore, fuqizimin e kapaciteteve të stafeve që punojnë për të garantuat anën ligjore të funksionimit të këtij sektori si dhe të gjithë zinxhirin e kontrollit të ushqimeve që tregtohen dhe në vendin tonë.

Nga Janari i 2019-2023 BE investon 4.9 mln Euro për mbështetjen financiare, burime njerëzore për të përmirësuar kuadrin ligjor për sigurinë ushqimore dhe standardet veterinere si një ndër prioritet kyç për përafrimin e ligjeve me atë të vendeve europiane. Projekte të tilla synojnë të rrisin kapacitetin për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e BE-së.

Objektivi lidhet më ndërgjegjësimin e konsumatorëve rreth zgjedhjeve të ushqimeve duke parë elementët e sigurisë me qëllim që ato të shkojnë si ushqime të sigurta në tryezat e konsumatorëve.

Në këtë pikë përveç fushatave sensibilizuese qeveria duhet të garantojë të gjithë mekanizmat e sigurisë që nga kontrollet e cilësisë, standardet e tregëtimit, kushtet higjeno-sanitare.

BE synon të ndihmojë në zhvillimin e kornizës së nevojshme ligjore dheinstitucionale dhe të hartojë dhe të zbatojë masat e nevojshme politike për të siguruarpërparim drejt objektivave strategjikë në fushën e sigurisë ushqimore, standardeve veterinaredhe fotonitare.

Projekti kontribuon në përgatitjen për procesin screening të kapitullit 12 dhe përfitime afatgjatësi për të garantuar konsumatorin për sigurinë ushqimore ashtu edhe vendet respektive në bashkëpunimet tregtare që do kishin ndikim të drejtpërdrejtë në konkurueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik.

BE përmes këtij investimi është përfshirë në disa drejtime:
 Hatimin e një Strategji Kombëtare të Sigurisë Ushqimore, e që kërkon reformë administrative dhe investime në infrastrukturë.

 Trajnime të stafit me qëllime monitorimi të programeve të ushqimit, metodologjive për inspektimin e operatorëve të biznesit ushqimor mbi bazën e analizës së riskut.

 Plani 2020 mbështetje teknike për ngritjen e kapaciteteve të administratës, ndryshime të strukturës në sistemin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shërbimeve fitosanitare.

 Mbështetja për hartimin e ligjit të ri për shëndetin e bimëve, në përputhje me Rregulloren EU 2017/625 dhe ndryshimet në ligjin për ushqimin dhe veterinarinë, etj.

Në 3 vjet(2016-2019)BE përmes një investimi 1.9 mln euro ndërtoi laboratorë veterinarë në qarqet kryesore të vendit me qëllim kryerjen e analizave të ndryshme ushqimore për forcimin e rrjetit të sigurisë.

Projekti përfshiu 20 laboratorë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë dhe 6 qendra rajonale (Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Vlorë).Projekti ka dhënë mbështetje për zëvendësimin e standardeve të vjetra të cilësisë së ushqimit ishin ato të kohës komuniste në Shqipëri(1987) me standardet ndërkombëtare, për të përdorur metoda moderne të analizës së shpejtë për artikujt kryesorë (qumësht dhe nënproduktet e tij, mish dhe nënproduktet, miell, bukë dhe produkte gruri) së bashku me një analizë të kostos laboratorike për parametra specifikë për çdo standard.

Përveç sigurisë ushqimore që ka një kapitull të veçantë mes kushteve thelbësore që duhet të përmbushë vendi ynë, BE ka miratuar edhe 71 Milionë Euro për periudhën 2016-2020, nëpërmjet programit IPARD, për të mbështetur investime të reja në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me impakt të tërthortë edhe në prodhimin dhe përpunimin e ushqimeve.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.